Sport18 Prill 2022, 18:44

S’ka përballje shqiptarësh, publikohen formacionet zyrtare të supersfidës Napoli-Roma

Shkruar nga Pamfleti
S’ka përballje shqiptarësh, publikohen formacionet zyrtare

S’ka përballje shqiptarësh, publikohen formacionet zyrtare të supersfidës Napoli-Roma

Napoli pret Romën në stadiumin “Diego Maradona” për sfidën e javës së 33 të Serisë A italiane. Të dyja skuadrat kanë si synim fitoren, por për objektiva të ndryshëm. 

Skuadra e Spaletit kërkon të mos humbasë terren në garën për titull, sidomos pas fitores së Milanit dhe Interit që janë rivalët direkt në kampionat. 

Nga ana tjetër, Murinjo do ta quaj këtë sezon të suksesshëm, duke surprizuar Juventusin dhe duke kapur vendin e katërt në renditje. Shanset janë edhe më të madhe pas barazimit të bardhezinjve me Bolonjën. 

Mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla, do ta nisë nga stoli këtë përballje, ndërsa mbrojtësi i përfaqësueses kosovare, Amir Rrahmani është titullar që nga minuta e parë. 

Sport Napoli Roma Seria A