Aktualitet17 Qershor 2022, 17:19

"Skandal! Arrestohet në Itali djali i ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi"

Shkruar nga Pamfleti

Foto Ilustruese

Sali Berisha deklaron se djali i ministrit të Brendshëm, Blendi Çuçi, është arrestuar nga autoritetet italiane si pjesë e grupit të strukturuar kriminal, që kontrabandonin medikamente dhe të sëmurë në këmbim të parave apo favoreve seksuale.

Ndërsa ka publikuar një sërë dokumentesh dhe publikime të mediave të njohura italiane, Berisha – referuar denoncimit të qytetarit dixhital – shkruan se Endi Çuçi ka shërbyer si transportues në grupin që merrej me kontrabandë ilaçesh gjatë kohës së pandemisë. Dhe kjo duket edhe në një pjesë të përgjimeve mes personave të vënë nën hetim, theksohet në mesazhin e qytetarit dixhital të publikuar nga Berisha.

Konkretisht në një bisedë, biznesmeni Ndue Pulaj është regjistruar që flet me një tjetër shqiptare, e identifikuar si Evisa Sulejmani, të cilës i thotë se do t’i dërgojë një medicament përmes djalit të Zhaklina Petos, pra Endit. Në dokument shkruhet gjithashtu se hyrja e Endi Çuçit në Itali është bërë në mënyrë ilegale në maj të vitit 2021, kur kufijtë ishin të mbyllur për shkak të pandemisë së Covid-19.

Sipas Berishës, janë kryer ndërhyrje të forta për lirimin e tij.

“SUPERSKANDAL!
Arrestohet ne Itali, Endi Çuçi, djali i ministrit te Brendeshem te familjes Blendi Çuçi, si antar i mafjes qe kontrabandonte ilaçe dhe te semure! Punonte ne KLGJ! Nderhyrje te fuqishme per lirimin e tij! Mafje dhe vetem mafje! sb
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.
Pershendetje Doktor.
Kam disa dokumenta me rendesi te cilat po jua nis. Behet fjale per nje mase sigurie te Gjykates italiane ku i perfshire eshte djali i Blendi Çuçit, Endi Çuçi ne kontrabande ilacesh dhe pacientesh shqiptare qe te merrnin karta shendeti te falsifikuara ne Itali ne kohen e Covid. Nuk e ka asnje media vetem ne. Nje miku im gazetar ma dha ne menyre konfidenciale te cilat i siguroi nga gazetare italiane. Materialet i kam.
Me poshte po ju nis dokumentin e Gjykates, ku permendet djali i Blendi Çuçit nga martesa e tij e pare me Zhaklina Peton, e dale ne pergjimet italiane.
Bashkengjitur ju nis te gjithe materialin, median tone e cila e publikoi rastin, por nuk e kane permendur emrin e djalit te Blendi Cucit dhe median italiane. Kredecialet e tij dhe punesimin ne KLGJ.
Me poshte dokumentat:
1. Masa e sigurise se Gjykates se Milanos.
2. Lajmet ne mediat italiane.
Pergjimet ne dosjen e Gjykates
”- shkruan Berisha.

Kujtojmë se, nga hetimi i Antimafies italiane në bashkëpunim me SPAK mbetën të arrestuar 9 të dyshuar, si dhe u sekuestruan më shumë se 500 000 euro nga llogaritë e tyre bankare së bashku me barna me përmbajtje narkotike në vlerë prej 20 000 euro. Ndërkaq, informohet se 82 pacientë shqiptarë kanë përfituar me dokumente të falsifikuara shërbime shëndetësore nga spitalet në Itali.

Nga hetimet paraprake rezulton se 3 mjek shqiptarë mes tyre mjeku Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ Vladimri Peto, Aurel Vula, Ilir Broqja dhe dy biznesmenët Aleksandër Gjoka dhe Ndue Pulaj, janë pjesë e këtij grupi kriminal.

Lexo artikullin e plotë:

Para ose seks! Si funksiononte skema e mashtrimit me “pacientët” shqiptarë në Itali dhe kush janë 3 mjekët e QSUT-s nën hetim nga SPAK


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Kryesore arrestohet Berisha Bledi Çuçi Itali