Sport 8 Gusht 2018, 13:11

Skandal/ Kukësi akuzon Torpedon për mungesë mikpritje, në Gjeorgji nuk pati as policë për të shoqëruar ekipin shqiptar

Shkruar nga Pamfleti
Skandal/ Kukësi akuzon Torpedon për mungesë mikpritje, në

Skandal/ Kukësi akuzon Torpedon për mungesë mikpritje, në Gjeorgji nuk pati as policë për të shoqëruar ekipin shqiptar

UEFA nuk i përmbush si duhet rregulloret e saj dhe nuk është aspak e drejtë në interpretimin e rregulloreve. Kur është fjala për ekipet shqiptare e ka gati kamzhikun në cdo moment, por kur për të njëjtat shkelje ndodhin nga klubet e tjera të vendeve të Lindjes, as e vë “ujin në zjarr”, për të mos thënë se bën fajtorë sërish shqiptarët. Në Gjeorgji ndodhi një skandal, pasi autoritetet e këtij vendi dhe klubi i Torpedos, kundërshtar i Kukësit në Europa League, nuk kanë dalë për të poritur e shoqëruar Kukësin, duke mos vënë as eskortë policie për ekipin.

Për këtë shkak, klubi i Kukësit, nëpërmjet një qëndrimi zyrtar ka akuzuar drejtpërdrejt Torpedo Kutaisin për kalvarin e vuajtjeve të udhëtimit drejt Gjeorgjisë dhe mospajisjen me vizë të tre lojtarëve të skuadrës nënkampione të Shqipërisë. Drejtuesit e Kukësit kanë vendosur që të bojkotojnë edhe drekën zyrtare, që duhet ta organizojë ekipi vendas.

“Pas një udhëtimi të gjatë dhe rraskapitës drejt Gjeorgjisë, mes shumë të tjerash janë krijuar dhe pengesa nga autoritet gjeorgjiane. Mengjesin e sotëm ekipi është akomoduar në hotelin “Radison Blue”. Klubi i Torpedos, si organizator dhe mikpritës i takimit, vazhdon të jetë mospërfillës dhe të krijojë pengesa në mënyrë që të mos bashkëpunojë me Kukësin, duke mos përmbushur kushtet minimale te aktivitetit të një rangu Europian. Problemi më shqetësues për ne si klub vazhdon të jetë mospajisja me vizë e Valon Ethemit, Edis Maliqit si dhe Reginaldo Fait, edhe pse aplikimi është bërë në kohë, duke na u premtuar edhe nga autoritetet gjeorgjianë për pajisjen me vizë të tyre.

Aktualisht tre lojtarë ngelen pa udhëtuar për në Tbilisi.

Portieri ynë, Faton Maloku, pasi ka qëndruar për rreth 7 orë në aeroportin e Tbilisit, i shoqëruar nga drejtori sportiv Nderim Nexhipi, ka arritur më në fund që rreth orës 11:00 (me orën e Gjeorgjisë ) të largohet nga aeroporti e t’i bashkohet skuadrës.

Kontakti i parë me tokën gjeorgjianë nuk ishte aspak mikpritës dhe miqësor, përveç problemeve me Malokun, ekipit tonë nuk i është bërë pritja nga zyrtarët e klubit vendas dhe eskorta e policisë, edhe pse ishte kusht që çdo levizje e delegacionit të Kukësit bashkë me ekipin të jetë i shoqëruar nga autoritet gjeorgjiane. Ne, si klub, bashkë me presidentin Safet Gjici, dënojmë këtë indiferencë të ekipit vendas, i cili po ben çdo veprim me qellim lodhjen e ekipit të Kukësit dhe stafit te tij.

Kjo sjellje nuk i shërben aspak lojes “Fair Play”, duke e detyruar Klubin e Kukësit të ndërpresë çdo lloj komunikimi me këtë klub. Madje në shenjë proteste nuk do të marrim pjesë as në drekën zyrtare që organizon klubi vendas, duke vënë kështu në dijeni instancat e UEFA-s si dhe delegatin e ndeshjes.

Klubi ynë ka hartuar një sërë masash për të mirëpritur ekipin e Torpedo Kutaisit si mik, por duke parë mikpritjen që është ofruar nga ana e tyre na kanë lëkundur besimin se këta e meritojnë vlerësimin dhe respektin tonë. Mes nesh kemi dhe një lojtar gjeorgjian, Irakli Dzaria, që është modeli i një futbollisti të mirëfilltë, që mund t’u tregojë mirë bashkëpatriotëvë të tij se si ne i presim miqtë.

Klubi Kukësit, si pjesëmarrës ne UEFA Champions League, nuk mund te sillet si Klubi i Torpedos, por do të zbatojë me rigorozitet rregulloren dhe plotësimin e kërkesave te tyre. Nuk është pak të thuhet që ndaj nesh po tregohet racizëm, që është elementi i parë i dënueshëm nga UEFA.

Urojmë që ky kalvar mundimesh të shërbejë si një shtysë më e madhe për ne, për të luajtur fort dhe për t’u larguar me dinjitet nga Gjeorgjia. Një rast i tillë është i papërjetuar ndonjëherë nga ana jonë edhe pse ne kemi luajtur me shumë republika të tjera ish-komuniste. U bëjmë me dije autoriteteve përkatëse në Shqipëri që të marrin parasysh vështirësitë që po na krijohen nga shteti Gjeorgjian, në mënyrë që të marrin masat përkatëse.”

Sport