Sport12 Shtator 2018, 08:47

Skandal në Beograd, kur kafshët bëhen bashkë!

Shkruar nga Pamfleti
Skandal në Beograd, kur kafshët bëhen bashkë!

Në Serbi po luhej ndeshja e vendasve kundër Rumanisë. E vlefshme për UEFA Nations League. Takimi përfundoi 2-2, por doli në plan të dytë. 

Në Beograd u dëgjuan thirrjet “Kosova është Serbi”. Një skandal që vazhdon dhe askush nuk merr masat e duhura, për t’i dhënë fund kësaj historie. Situata u bë edhe më serioze, pasi thirrjeve të serbëve i’u bashkuan edhe tifozët e pakët rumunë, që ndosheshin në Beograd.

Solidarizim i pakuptimtë me ultrasit famëkeq serbë. Ndoshta nga frika, ndoshta sepse janë ende të zemëruar për humbjen e pësuar nga Shqipëria në Euro 2016. Askush nuk di ta shpjegojë me siguri sjelljen e çuditshme të tifozëve rumunë.

Sport Beograd Skandal