Bota22 Qershor 2022, 17:34

Skandal në kabinetin e Macron, ministrja e sapoemëruar akuzohet për përdhunimin e dy grave

Shkruar nga Pamfleti
Skandal në kabinetin e Macron, ministrja e sapoemëruar akuzohet

Një nga ministret e sapoemëruar në qeverinë e re të presidentit francez Emmanuel Macron është nën hetim për përdhunim.

Behet fjalë për ministren, Chrysoula Zacharopoulou e cila është akuzuar për abuzim seksual nga dy gra, identiteti i të cilave nuk bëhet i ditur.

Mësohet se padia e parë është bërë më datë 25 maj, gjë që çoi në nisjen e hetimeve dy ditë më vonë nga organet franceze. Ndërsa një kallëzim i dytë erdhi më datë 16 qershor.

Sipas informacioneve rasti i dytë i denoncimit lidhet me periudhën kur Zacharopoulou punonte si gjinekologe.

Është hapur një hetim për dy raste të dyshuara përdhunimi, të cilat pretendohet se kanë ndodhur gjatë kohës që punonte si mjeke”, janë shprehur burimet, raporton “Daily Mail”.

Ish-deputetja e lindur në Greqi, iu bashkua qeverisë franceze më 20 maj, përpara rezultateve katastrofike të zgjedhjeve të së dielës së kaluar, ku Macron humbi shumicën parlamentare.

Zacharopoulou konsiderohet të jetë një nga politikanet më të fuqishme në qeverinë e Macron, 46-vjeçarja, një mjeke mjaftë e mirë, e cila ka punuar si gjinekologe përpara se të kalonte në politikë.

Bota #Minstrja franceze perdhunim