Sport23 Shkurt 2019, 17:58

Skandal në Partizani-Flamurtari, tifozët godasin fotografin

Shkruar nga Pamfleti
Skandal në Partizani-Flamurtari, tifozët godasin fotografin

Andi Ribaj shënoi golin e barazimit me një parabolë ndaj Alban Hoxhës në sfidën mes Partizanit dhe Flamurtarit duke çuar shifrat në 1-1.

Lojtarët e skuadrës vlonjate u rreshtuan para fotografit të tyre për të festuar golin në mënyrën e tyre tradicionale kohëve të fundit. Mirëpo kjo ka acaruar tifozët e “Të Kuqve”, të cilët kanë kaluar rrethimin dhe janë vërsulur drejt fotografit të cilin e kanë goditur dhe i kanë marrë aparatin fillimisht, të cilin ja kthyen vetëm pasi ndërhynë forcat e sigurisë.

Ky moment nuk ka kaluar pa pasoja për Flamurtarin, pasi gjyqtari kryesor ka ndëshkuar me karton të kuq Ribajn, për shkak të tensionit që ka krijuar duke provokuar tifozët e Partizanit. 

Sport Flamurtari Partizani Skandal