Bota 7 Shkurt 2023, 18:50

Skandal në Serbi, deputeti kapet duke parë video porno në Kuvend; detyrohet të japë dorëheqjen

Shkruar nga Pamfleti

Një skandal ka shpërthyer në Serbi, pasi teksa gjatë dy ditëve u diskutua për Kosovën, deputeti i Partisë Socialiste të Serbisë, Zvonimir Steviç, është kapur duke parë video porno në Kuvend.

Deputeti Zvonimir Steviç, 66-vjeçar është anëtar i Komisionit Parlamentar për Kosovën, dhe zëvendës anëtar i Komisionit për Çështje Kushtetuese dhe Legjislacion dhe zëvendës anëtar i Komisionit për Çështje Administrativo-Buxhetore dhe Mandat-Imuniteti.

Kam dhënë dorëheqjen nga posti i deputetit gjysmë ore më parë. Nuk mund të flas më, më telefononi sërish pas dy orësh”, tha shkurt Steviç.

Mediat serbe raportojnë se kreu i SPS-së, Ivica Daçiç, pyeti Steviçin, duke e gjykuar se përse shihte në Kuvend filma për të rritur.

“Ky është një skandal dhe një fatkeqësi. Duhet do të jepni dorëheqjen. Nuk mund të jesh më deputet sepse nuk e përballon dot këtë. Së dyti, kudo që të paraqiteni, çfarëdo që të thoni, gjithmonë do të mbeteni si një deputet që sheh porno. Ku ju lindi ideja për të parë porno në Kuvend?,”-mësohet se i ka thënë Daçiç.

Në vend që të shpjegonte aktin e tij jashtëzakonisht të papërshtatshëm, Steviç filloi të fliste se si sigurimi i Kuvendit e kishte informuar se po filmohej. Në fillim, Stevçi u përpoq të mbrohej duke treguar historinë e xhirimeve të të gjithë deputetëve, por atij iu tha qartë se ky nuk ishte justifikim për atë që bëri. Pas kërkesës së Daçiçit, i gjithë grupi parlamentar i socialistëve ra dakord që “Steviçi duhet të largohet nga Kuvendi”.

Rajoni deputeti porno Serbi