Anti-Mafia11 Dhjetor 2022, 11:57

Skandal/ Pas votimit të ligjit “Alabbar”, bëhet 1 vendim fals për të justifikuar dhurimin e 812 mijë m2 tokë

Shkruar nga Pamfleti

Skandal/ Pas votimit të ligjit “Alabbar”, bëhet 1 vendim fals për të justifikuar dhurimin e 812 mijë m2 tokë

Dokument/ Ky vendim fals, nuk ka qenë as në përmbajtjen e draftit që u diskutua në 3 komisionet parlamentare dhe as iu paraqit deputetëve në seancën e votimit, ndërsa në Protokollin e Ministrisë së Financave është regjistruar në numrin rendor të datës 21 tetor 2022, në vend të një akti tjetër administrativ me korigjim 

Bëhet fjalë për një vendim fals të Komisionit të Ndihmës Shtetërore me Nr. 108, datë 21 tetor 2022, në favor të aferës “Rama- Alabbar” te Porti i Durrësit, i firmosur nga ministrja Delina Ibrahimaj si kryetare e komisionit dhe i publikuar në Fletoren Zyrtare të datës 7 dhjetor.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Me këtë vendim, paçksa se sipërfaqje 812 mijë m2 tokë bregdetare i është dhuruar ndërtuesit Mohamed Alabbar, nuk është konsideruar “ndihmë shtetërore”, por quhet kontribut i shtetit në natyrë, si aksionar në projektin te Porti i Durrësit.

“De-facto” dhe sipas Ligjit nr. 9374, datë 21 pril 2005, dhënia e tokës, është dhurim e jo kontribut ortakërie e shtetit, mbasi mbi këtë tokë do ndërtohen pallate, hotele e qendra tregtare, që do shiten e shfrytëzohen privatisht nga Alabbar, pa i dhënë as 1 cent shtetit.

Vendimi i datës 21 tetor është fals e i pavleshëm ligjërisht, sepse së pari, sipas informacionit nga Ministria e Financave, Komisioni i Ndihmës Shtetërore në këtë ministri, nuk është mbledhur në datën 21 tetor, që është koha para miratimit të ligjit për projektin.

Por është mbledhur më 1 dhjetor 2022, një javë pas 23 nëntorit, kur Ekelejed Alibeaj i kërkoi Edi Ramës, dokumentin e kalimit të 812 mijë m2 tokë për ndërtim; madje nga nxitimi e sikleti, Ligjit 9374, datë 21 prill 2005 duke i kanë vënë datën 22 gusht 2022 e i kanë ngatërruar 3 nene.

Ky vendim fals, nuk ka qenë as në përmbajtjen e lëndës dhe përcaktimeve ligjore, të draftit që u diskutua në 3 komisionet parlamentare dhe as iu paraqit deputetëve në seancën parlamentare të debatit e votimit, ndërsa në Protokollin e Ministrisë së Financave është regjistruar në numrin rendor të datës 21 tetor, në vend të një akti tjetër administrativ me korigjim.

Ky vendim është baza e statusit të tokës, nëse i është dhuruar Alabbarit, apo është ndihmë shtetërore në formë dhurimi, por kryeministri Edi Rama nuk ia kishte kërkuar ministres Delina Ibrahimaj para kalimit të ligjit në komisionet parlamentare e votimit në seancë.

Mund të mos e bënte fare këtë vendim, por e bëri shkresë false me datë të mëparshme, nga frika se ligji “Alabbar” i rrëzohet në Kushtetuese, por edhe i duhej formalisht në dosjen e  dekretimit. Nëse do ta  quajnë shpifje, i bëjmë thirrje SPAK-ut, të hetojë protokolln, proces-verbalet audio të mbedhjeve të Komisionit të Ndihmës Shtetërore, dhe regjistrin e vendimeve të këtij komisioni e të kërkesave, që gjoja i kanë bërë ministrja dhe Komiteti i Investimeve Strategjike./Pamfleti


smile

Anti-Mafia #1 vendim fals #Pas votimit të ligjit “Alabbar” #për të justifikuar dhurimin e 812 mijë m2 tokë Skandal