Bota 5 Gusht 2022, 20:04

Skandal përgjimesh në Greqi, jep dorëheqjen kreu i shërbimit sekret dhe ndihmësi i kryeministrit

Shkruar nga Pamfleti
Skandal përgjimesh në Greqi, jep dorëheqjen kreu i shërbimit

Një skandal përgjimesh ka plasur në Greqi, i cili dyshohet se ka sjellë dhe largimin e kreut të shërbimit sekret. Shefi i shërbimit kombëtar të inteligjencës greke (EYP) Panagiotis Kontoleon, ka dhënë dorëheqjen. I caktuar në gusht të vitit 2019, ai largohet në dritën e informacioneve se shërbimi ka përgjuar telefonin e një gazetari të CNN Greece. Në detyrën e tij vjen sekretari i Ministrisë së Jashtëm Themistoklis Demiris.

Gazeta greke “Kathimerini” vë në dukje se largimi i Kontoleon vjen paralel me largimin e ndihmësit të afërt të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, Grigoris Dimitriadis, për të cilin u tha se largohet “për shkak të klimës toksike të krijuar rreth personit tim”.

Qeveria ka hedhur poshtë megjithatë se largimet lidhen me përgjimin e gazetarit të CNN dhe kreut të PASOK-ut, Nikos Androulakis.

Shefi shërbimit sekret grek Panajotis Kondoleon dhe sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë Grigoris Dhimitriadhis kanë dhënë dorëheqjen paraditen e së premtes.

Sipas mediave greke, dorëheqja e dy prej njerëzve më të besuar të kryemimistrit grek Mitsotakis, ka ardhur si pasojë e përfshirjes së tyre në një skandal përgjimi të publikuar fillimisht prej partisë opozitare Pasok, dhe në vazhdim edhe prej një gazete kritike ndaj qeverisë, sipas së cilës ishte përgjuar telefoni i një gazetari të saj.

Sipas publikimeve të mediave vendase, dy zyrtarët kishin dijeni për tentativën e përgjimit të telefonit të kryetarit të Pasok, i cili denoncoi se pati një tentativë për infektimin e telefonit të tij me programin “Predator”, ndërsa në të njëjtën kohë u raportua edhe lajmi se programi i përgjimeve ishte instaluar në telefonin e një gazetari.

Qeveria mohoi se ka dijeni lidhur me ngjarjen, por ka qenë sërish “gazeta e redaktorëve” e cila ka publikuar kontaktet e afërta dhe takimet e sekretarit të përgjithshëm të kryeministrisë greke, me drejtuesin e kompanisë e cila importon këtë program në Europë.

Bota Greqi