Aktualitet24 Maj 2018, 09:44

Shkruar nga Pamfleti

Prokuroria e Durrësit është grabitur për të dytën herë nga persona të pa identifikuiar. Pas vjedhjes së postës pak kohë më parë pre e grabitjes mbrëmjen e djeshme është bërë zyra e prokurorit Afrim Shehut, ku janë marrë disa materiale dhe dokumente. Shehu është prokuror i Task Forcës së organit të akuzës së qytetit bregdetar.

Dosjet e korrupsionit të grabitura nga zyra e prokurorit Shehu janë për pronat, ndërsa kujtojmë se një ndër dosjet më të nxehta të abuzimit me pronat që po hetohet nga Prokuroria e Durrësit është ajo e abuzimit me hapësirat publike në Ishmëm dhe te Gjiri i Lalzit, ku u arrestuan 4 ish-zyrtarë, mes të cilëve dhe ish-kryetari i Komunës Ishëm.

Nuk dihet ende se çfarë dokumentesh i janë grabitur Shehut në zyrën e tij, por do të verifikohen pas bilancit që do bëhet.

Më 8 maj u grabit edhe korrespondenca e prokurorisë, përmes sulmit në mes të ditës të korrierit që sapo e kishte tërhequr atë nga filiali kryesor i postës.

Aktualitet