Sport 1 Korrik 2022, 18:30

Skandalet me finalen e Ligës së Kampioneve në Paris nuk kanë të mbaruar, gjobisin me 375 euro çdo tifoz që festoi Championsin e Realit

Shkruar nga Pamfleti
Skandalet me finalen e Ligës së Kampioneve në Paris nuk kanë

Skandalet me finalen e Ligës së Kampioneve në Paris nuk kanë të mbaruar, gjobisin me 375 euro çdo tifoz që festoi Championsin e Realit

Skandalet me finalen e Ligës së Kampioneve në Paris nuk kanë të mbaruar. Skandalit të lënies jashtë të tifozëve të Liverpulit dhe më pas të keqtrajtimit të dy tifozërive nga ana e gangsterëve francezë i është shtuar dhe një tjetër. Këtë herë protagonist është bërë policia e kryeqytetit francez.

Siç bëjnë me dije mediat spanjolle, shumë tifozë të Realit të Madridit janë surprizuar, teksa në kutinë e tyre postare ka mbërritur një gjobë nga Franca. Dhe kjo ndodh më shumë se një muaj pas përfundimit të Ligës së Kampioneve.

Siç kanë rrëfyer disa tifozë të Realit, në adresë të tyre ka mbërritur një gjobë prej 375 eurosh për kokë me motivacionin “grumbullim i paligjshëm”. E gjithë historia ka ndodhur në zemrën e Parisit në shëtitoren kryesore “Champs-Élysées” (“Shamp Elize”).

Një tifoz i Realit, David Gonzales, ka shpjeguar për gazetën “AS”: “Teksa po ecnim rrugëve të shëtitores së Parisit, policia franceze na ka kërkuar kartën e identitetit. Nuk i kushtuam shumë rëndësi, duke menduar se gjithçka ishte një procedurë rutinë. Por nuk e dinim se ata po na numëronin”.

Por pas një muaji, në kutinë e tij postare ka mbërritur fleta e gjobës ku shkruhej: “Grumbullim i paligjshëm në rrugë e sheshe publike”! Tifozët e Realit të Madridit kanë kërkuar ndihmën e qeverisë spanjolle për të zgjidhur këtë të papritur të pakëndshme.

Sport David Gonzales skandalet me finalen e Ligës së Kampioneve tifoz i Realit