Bota16 Maj 2018, 22:40

Skandali “Cambridge Analytica”, Zuckerberg pranon të takohet me eurodeputetët në Bruksel

Shkruar nga Pamfleti
Skandali “Cambridge Analytica”, Zuckerberg pranon të takohet me

Skandali “Cambridge Analytica”, Zuckerberg pranon të takohet me eurodeputetët në Bruksel

Kreu i “Facebook”, Mark Zuckerberg pranoi të takojë në Bruksel eurodeputetët që kërkojnë ardhjen e tij për të dhënë shpjegime në lidhje me përdorimin e të dhënave personale të miliona përdoruesve pas skandalit “Cambridge Analytica”, njoftoi sot Parlamenti Europian (PE).

“Zuckerberg do të jetë në Bruksel sa më shpeJtë të jetë e mundur, shpresoj që javën e ardhshme për të takuar, përveç të tjerëve, presidentët e grupeve të ndryshme në Parlament”, shpjegoi presidenti i eurodeputetëve, Antonio Tajani.

Ky takim do të zhvillohet me dyer të mbyllura gjatë një konference për shtyp që mbahet tradicionalisht të enjteve, theksoi një burim i PE-së.

Bota Cambridge Analytica Facebook Mark Zuckenberg Skandali