Kryeministri Edi Rama publikoi sot rezultatet e luftës anti informalitet pas publikimit të pagave online të të gjithë të punësuarve. Sipas tij 25% e bizneseve, duke deklaruar pagat e rregullta, kaluan punonjësit nga pagat e ulëta në pagat mesatare.
Rama tha se shqiptarët do të pyeten nëse duhet të bëhen publike pagat e shqiptarëve 1 herë në vit pasi kjo ndihmon në vetrregullimin e tregut.
“A duhet të bëhen publike pagat do të jetë pyetje në Këshillimin Kombëtar”, tha Kryeministri.
“Ajo që është më e rëndësishme, ajo që dua të ndaj me ju si reflektim konkret për ne është që punën kryesore e bëri komunikimi intensiv i agjencisë përkatëse të tatimeve me bizneset. Dhe faktikisht kërkesa e përsëritur që bizneset të shikojnë situatën me pjesën informale të pagave ka dhënë rezultate domethënëse. Nga njëra anë ato tregojnë se pasqyra formale zyrtare e shifrave të pagave që u bënë edhe publike nuk është pasqyra reale. Dhe se vetëm nga ky korrektim i bërë nën presionin e opinionit publik mbi të gjitha bizneset dhe si rezultat i një shtyse që i dhamë biznesit kemi një rritje të pagës mesatare në Shqipëri. Dhe kemi mbi 25% të punësuarve që kanë kapërcyer nga niveli i pagës mininale në një nivel më të lartë. Ata nuk merrnin pagën minimale të deklaruar por merrnin më shumë. Perceptimi negativ mbi ekonominë dhe biznesin për shkak të këtyre deformimeve ishte prezent më tepër se sa duhej. Unë nuk dua të zgjatem më shumë se këtu jam me ministren. Së pari ne duke parë këtë eksperiencë e cila erdhi si rezultat i një ngjarje aspak të dëshiruar. Dalja e pagave në publik. Mendojmë që është e udhës që në këshillimin e ardhshëm kombëtar do i pyesim shqiptar nëse është më mirë që njëherë në vit ti’i bëjmë të gjitha pagat publike”, tha Rama.