Aktualitet 4 Maj 2018, 21:32

Skandali i pronave në Spille/ Prokuroria mbyll hetimet, dërgon për gjykim 9 zyrtarët e Kavajës (Emrat)

Shkruar nga Pamfleti
Skandali i pronave në Spille/ Prokuroria mbyll hetimet, dërgon

Skandali i pronave në Spille/ Prokuroria mbyll hetimet, dërgon për gjykim 9 zyrtarët e Kavajës (Emrat)

Pas një hetimi disa mujor, prokuroria e Kavajës ka mbyllur dosjen hetimore duke çuar për gjykim 9 zyrtarët dhe ish zyrtarët e Kavajës të cilët janë vënë nën akuzë për tjetërsim të pronave në bregdetin e Spilles.

Sipas njoftimit të prokurorisë janë 9 zyrtarë dhe ish zyrtarë të përfshirë në këtë skemë.

 

Njoftimi i prokurorisë:

Prokuroria Kavajë dërgoi kërkesën për gjykim të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve vendorë të dyshuar për tjetërsim prone në bregdetin e Spillesë

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, përfundoi dhe dërgoi kërkesën për gjykim në ngarkim të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve shtetërorë vendorë të dyshuar për përfshirje në tjetërsimin e pronave në bregdetin e Spillesë në Kavajë.

Prokuroria kërkoi dërgimin në gjykim të çështjes penale në ngarkim të të dyshuarve për tjetërsimin e pronës publike në në zonën bregdetare të Spillesë, duke ua kaluar në pronësi shtetasve të ndryshëm nëpërmjet falsifikimit të dokumentave dhe shpërdorimit të detyrës.

1-Seid Cikalleshi, ish-kryeregjistrues i Hipotekës Kavajë, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, vepra penale të parashikuara nga neni 248-25 dhe 186/3 të Kodit Penal.

2-Andi Gjeçi, jurist, ZVRPP, Kavajë, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, vepra penale të parashikuara nga neni 248-25 dhe 186/3 të Kodit Penal.

3-Dritan Kazazi, hartograf, ZVRPP, Kavajë, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, vepra penale të parashikuara nga neni 248-25 dhe 186/3 të Kodit Penal.

4-Aida Gjoci, protokolliste pranë Hipotekës Kavajë, e akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim vepra penale të parashikuara nga neni 248-25 të Kodit Penal.

5-Asim Arkaxhiu, ish-Regjistrues i Z.V.R.P.P.Kavajë, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, vepra penale të parashikuar nga neni 248-25 dhe 186/3 të Kodit Penal.

6-Aldo KILA, jurist, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim vepra penale të parashikuara nga neni 248-25 të Kodit Penal.

7-Ilir Kaja, ish-agronom në Njesinë Administrative Kryevidh i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, vepra penale të parashikuara nga neni 248-25 dhe 186/3 të Kodit Penal.

8-Agron Xhelezi, ish-Kryetar i Komisionit të Ndarjes së Tokave në Spille, i akuzuar për veprën penale “Falsifikimit të dokumenteve”, vepra penale të parashikuara nga neni 186/3 të Kodit Penal.

9-Nezir Lecini, ish-Shef i Zyrës Kadastres në Kavajë i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, vepra penale të parashikuara nga neni 248 dhe 186/3 të Kodit Penal.

Prokuroria e Kavajës i bashkangjiti kërkesës për gjykim, aktet dhe provat në mbështetje të nenit 331/4 të Kodit të Procedurës Penale.

 

Aktualitet 9 zyrtarë Kavajë Prokuroria Skandali i pronave Spille