Politike19 Janar 2023, 21:21

Skandali i “Qatargate” dhe arrestimi i eurodeputetes, Rama i drejtohet Presidentes së PE: Karma is a bitch

Shkruar nga Pamfleti
Skandali i “Qatargate” dhe arrestimi i eurodeputetes, Rama i

Duke folur në panelin Zgjerimi i Horizonteve Evropiane gjatë Forumit të Davosit, kryeministri Edi Rama është pyetur në lidhje dhe me skandalin e fundit që ka përfshirë Parlamentin Evropian, “Qatargate”.

Pyetjes kreu i qeverisë u përgjigj me një shprehje tipike angleze, fillimisht ai kërkoi falje presidentes së PE, Metsola që ishte e pranishme në panel, dhe tha:”Roberta, më fal, duhet ta them, kur doli ky rast korrupsioni. Unë thashë: Karma është një kurvë”.

Por për ne dhe për mua kjo nuk është shaka, BE-ja është destinacioni i vetëm. Por, më vjen keq që duhet ta them, kur ky rast korrupsioni doli në Parlamentin Europian, thashë, ‘Karma është K**vë”, tha Rama.

Ndërkohë pas këtyre deklaratave, kryeministri Rama është munduar të shpjegojë kuptimin e shprehjes “karma is a bitch”. Ai tha se fjala e tij kishte lidhje me kushtet që BE i ka vendosur vendeve si Shqipëria për të luftuar korrupsionin, në krahasim me kushtet që kishin dikur vendet që sot janë anëtare, të cilat janë shumë më herë më të rrepta dhe skandali që shpërtheu e tregoi këtë.

Na u desh të bënim një proces fshese për të gjithë gjyqtarët e korruptuar. Po bëjmë diçka që perënditë tona evropiane do ta duan dhe do ta mbështesin. Fshesa ishte radikale pasi mbetëm pa GJK dpais 9 nga 10 gjyqtarët nuk justifikonin pasurinë. Dhe menduam se BE do ta pëlqente, por pastaj na thanë ju nuk keni GJK. Procesi ka ndryshuar tërësisht, është mirë për ne. Duhet të kemi një shtet të ngjashëm me BE-në, me institucione të mirëfillta. Kur doli çështja e korrupsionit thash ‘karma të vjen hakut,” u shpreh Rama.

PE-ja u trondit së fundmi nga disa raste korrupsioni të dyshuar mes disa përfaqësuesve të tij të lartë.

Gjyqësori belg kreu disa kontrolle të premten si pjesë e një hetimi të hapur në mes të korrikut të këtij viti për një organizatë të dyshuar kriminale që depërtoi në zemrën e Parlamentit Evropian dhe dyshohet për ndërhyrje në politikën e sindikatave dhe korrupsion përmes Katarit.

Gjatë kontrollit u sekuestruan 600 mijë euro para në dorë, si dhe pajisje kompjuterike dhe telefona. Prokuroria belge ka ngritur dje akuza ndaj katër personave të dyshuar për marrjen e parave dhe dhuratave për të ndikuar në vendimet e Parlamentit Evropian në favor të një shteti të Gjirit.

Politike # Davos Rama