Aktualitet15 Maj 2019, 18:33

Skandali/ Kandidati i PS në dosjen “184”, si u “masakruan” zgjedhjet e Dibrës nga Dionis Imeraj, deput

Shkruar nga Pamfleti
Skandali/ Kandidati i PS në dosjen “184”, si u

Skandali/ Kandidati i PS në dosjen "184", si u "masakruan" zgjedhjet e Dibrës nga Dionis Imeraj, deputetë e ministra

Dosja raportohet të ketë gati 20 CD me orë të tëra përgjime të aktorëve politikë, ku zbulohet e gjithë skema e vjedhjes së votave në Dibër, pjesë e së cilës është edhe kandidati i PS për zgjedhjet e 30 qershorit

Partia Socialiste e Edi Ramës është akuzuar gjerësisht për vjedhjen e votave në zgjedhje. Vjedhja e votave nga PS nuk është vetëm akuzë, por janë edhe dy dosje të famshme, që implikojnë direkt zyrtarët e PS.

Njëra është dosja “339”, e cila zbulon mënyrën si u blenë votat në Bashkinë e Durrësit, nga bashkëpunimi i Vangjush Dakos me bandat kriminale, ndërsa tjetra është dosja “184”.

Për këtë të fundit janë zbuluar më pak detaje, por ajo që dihet është fakti se në këtë dosje zbulohet masakra elektorale në zgjedhjet e 11 shtatorit 2016 në Peshkopi, ku u shpall fitues Muharrem Rama i PS.

Pjesë e kësaj dosjeje mësohet se është edhe Dionis Imeraj, i cili është kandidati i Edi Ramës për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Dosja raportohet të ketë gati 20 CD me orë të tëra përgjime të aktorëve politikë, ku zbulohet e gjithë skema e vjedhjes së votave në Dibër.

Në atë kohë, Imeraj ka qenë drejtor i Zyrës Rajonale të Tatimeve dhe ka pasur rol të rëndësishëm në vjedhjen e votave, ku të përfshirë ishin edhe të gjithë drejtorët e administratës, si dhe vartësit e tyre.

“Lufta” më e madhe mësohet se është bërë tre ditë para votimit, përkatësisht më 9, 10, 11 shtator, ku ka qenë një sulm financiar, presion, spiunazh parcelash me hashash, betime fetare, pagesa pa mbarim, derisa u realizua plani i socialistëve dhe u grumbulluan votat e duhura për t’i dhënë postin Ramës së PS.

Pjesë e këtij spastrimi elektoral në Peshkopi kanë qenë padyshim edhe ministra e deputetë nga Tirana, të cilët, të gjithë bashkë, ja dolën të realizonin me sukses planin e Edi Ramës.

Po bëhen gati tre vite që mbi 20 CD me biseda dallaveresh zgjedhore, ku janë pushtetarë të lartë, përfshirë politikanë e drejtorë, qëndron i fshehur në sirtarët e drejtësisë së kapur nga dy gratë e Ramës, Arta Marku dhe Donika Prela.

Në këtë dosje është edhe kryetelefonata e kryeministrit Edi Rama, më 11 shtator 2016, në orët e darkës, kur sapo kishte mbaruar votimi, ende pa u numëruar asnjë votë, ai i ka telefonuar shefit të shtabit socialist të fushatës në Peshkopi. Pas përshëndetjeve biseda është thuajse njëkalimshe…

Rama ka thënë: Alo… a u realizuan të gjitha objektivat ashtu siç e kishim lënë, siç kishim rënë dakord?

Vartësi politik administrativ dhe elektoral i është përgjigjur Kryeministrit:
Po, po shef, gjithçka është ok, ashtu siç kishim rënë dakord, janë realizuar të gjitha…

Ka shumë copëza përgjimesh ku thuhet:
… Dëgjo kemi edhe kaq votues të tjerë këtu që mund t’i kemi… si t’ia bëjmë… jepi (paguaj)… vinte përgjigja nga qendra elektorale e blerjes…

Kryesore bashkia e dibres Diber Dionis Imeraj vjedhja e zgjedhjeve