Aktualitet30 Janar 2023, 21:26

Skandali "McGonigal", Artan Hoxha: Tom Doshi i kërkoi agjentit të FBI të hetonte nëse Ilir Meta donte ta vriste!

Shkruar nga Pamfleti
Skandali "McGonigal", Artan Hoxha: Tom Doshi i kërkoi agjentit

Gazetari Artan Hoxha, ka deklaruar se biznesmeni dhe politikani që përmendet në akuzën ndaj Charles McGonigall, është Tom Doshi dhe se ky i fundit ka zhvilluar një takim në Vjenë me ish agjentin e FBI, për ti kërkuar ndihmë, që të hetonte nëse Ilir Meta donte ta vriste.

Duke folur në “Të Paekspozuarit”, ai tha se ky pretendim që Doshi e kishte në vitin 2017, por që sipas tij nuk u hetua siç duhej nga autoritetet, pasi Meta kishte influencë mbi Adriatik Llallën.

Pjesë nga biseda:

Artan Hoxha: Në shtator 2017, një biznesmen dhe politikan i tha (Charles McGonigal) që kanë dashur të më bëjnë atentat. Është rasti i zotit Tom Doshi, që ishte i bindur se kishte patur një atentat ndaj tij. Autoritetet nuk e hetuan këtë në Shqipëri. Ai gjeti mundësi dhe kërkoi ndihmën e FBI.

Ylli Rakipi: Ka qenë rasti kur u përhap fjala, që Meta do të vrasë Tom Doshin?

Artan Hoxha: Thuhej se Zoti Meta ndikonte te zoti Lllalla, ish kryeprokuror dhe nuk u hetua, por u hetua personi që bëri kallëzimin. Më mbrapa në nëntor, u bë takimi i Vjenës, ku zoti Doshi ka qenë bashkë me këta (McGonigal dhe Neza) dhe ka qenë edhe një prokuror federal. Personi në fjalë (Tom Doshi) nuk kishte besim në autoritetet brenda vendit dhe kërkoi ndihmë të specializuar jashtë.

Neritan Sejamini: Çfarë do të thotë ka kërkuar ndihmë të specializuar?

Artan Hoxha: I ka kërkuar ndihmë një zyrtari të FBI për ta ndihmuar. Prandaj e ka bërë këtë takim.

Neritan Sejamini: Kjo quhet marrje me qira… Ai (Tom Doshi), në mënyrë informale, përmes një lidhje të korruptuar gjeti një person për ta ndihmuar. E ka akuza këtë. Nëse të paguan dikush shpenzimet, është korrupsion?

Artan Hoxha: E ka akuzën për mosdeklarim.

Neritan Sejamin: Është shkelur çdo lloj ligji i qeverisë amerikane për këtë. Nuk është një linjë normale takimi. Çdo gjë ka qenë informale dhe në rastin më të keq, korrupsion.

Aktualitet Artan Hpxha FBI Skandali Tom Doshi