Politike 6 Shkurt 2023, 21:50

Skandali “McGonigal”, Berisha: Po të kishte drejtësi, Ramës do i hiqej imuniteti dhe do të dënohej me 40 vite burg për tradhti

Shkruar nga Pamfleti
Skandali “McGonigal”, Berisha: Po të kishte drejtësi,

Ish kryeministri, Sali Berisha duke folur lidhur me skandalin “McGonigal”, është shprehur se nëse në Shqipëri do të kishte drejtësi, do të ishte kërkuar në mënyrë urgjente heqja e imunitetit të kryeministrit Edi Rama.

Berisha shtoi gjithashtu se nëse drejtësia do të funksiononte, Rama do të akuzohej për tradhti kombëtare dhe do të rrezikonte 30-40 vite burg.

Në asnjë lloj rrethane, Edi Rama nuk shpëton. Po e ndjekin mediat në SHBA, por do ta ndjekë deri në fund opozita shqiptare. Një vend që do të kishte drejtësi, do të kishte kërkuar urgjentisht heqjen e imunitetit, për krimin e shëmtuar antikushtetues që ka paguar, kontraktuar vrasës me pagesë për të ekzekutuar opozitën.

Po të kishte drejtësi, do ta akuzonte atë për tradhti të lartë kombëtare, sepse i ka korruptuar vendit tonë strategjik, një ndër më të rëndësishmit në fushën e sigurisë dhe zbulimit. Një akt të tillë nuk e bëjnë kurrë miqtë ndaj njëri tjetrit, por shtetet armike.

Në Evropë mund ta bënte, Rusia dhe Bjellorusia. Ajo që është sot qartë si kristali për amerikanët, SHBA dhe opinionin botëror, njeriun kryesor të kundërzbulimit të FBI. Të gjitha këto, e bëjnë Edi Ramën një person të sigurtë për të paktën minimumi 30-40 vite burg”, tha në Berisha në “Çim Peka Live”.

Politike Berisha McGonigal Rama