Politike28 Janar 2023, 18:29

Skandali “McGonigal”, grupi i Berishës kërcënon me trazira: Do nxjerrim qytetarët në rrugë, Rama duhet të largohet

Shkruar nga Pamfleti
Skandali “McGonigal”, grupi i Berishës kërcënon me

“Foltorja” kërcënon me trazira nëse kryeministri Edi Rama nuk largohet pas skandalit ‘McGonigal”.

Deputeti Famur Noka ka dhënë sinjale se opozita do të organizojë protesta, ndonëse deri më sot nuk ka asnjë datë. Sipas tij, Rama ka paguar para për të zhdukur opozitën.

Ky skandal është i paprecedentë. Me para krimi korrupton një drejtues nëpërmjet ca sekserëve të sigurimit të shtetit, a mund të takosh më si përfaqësues i një shtetit figura të larta. Kush është ai shtetar i huaj, mik aleat apo partner i Shqipërisë që mund t’i shtrijë më dorën Edi Ramës. Si mund të kapesh me kthetra pas karriges sepse s’mund t’i përfaqësosh”, tha Nako.

Sa i përket aksionit opozitar, Noka paralajmëroi duke u shprehur se çdo shesh, çdo rrugë në Tiranë apo në Shqipëri do të mbushet me qytetarë që kundërshtojnë regjimit.

Opozita flet jo vetëm në parlament, por tashmë rrugët janë shumë. Do të ketë sheshe, rrugë të Tiranës e të Shqipërisë të mbushura plot dhe rruga e vetme është largimi i Ramës. Në Shqipëri vota e lirë duhet rikthyer. Kjo nuk është demokraci. Edi Rama këtë do të kthejë monizmin. Parlamenti është një nga rrugët për të kthyer institucionin e votës së lirë”, tha ai.

Noka deklaroi se protestat tani do të jetë të pandalshme derisa kryeministri të largohet.

Jo protestën e radhës, por Protestat. Do të konsultohemi me aleatët javën që vjen dhe më pas Shqipëria nuk ka paqe. Armiku i demokracisë nuk ka paqe. Kemi dëgjuar që oficer police mund të korruptoheshin , por nuk ndodh të poshtërosh vendin tënd duke tentuar të godasësh në zemër sigurinë e aleatit tonë SHBA”, tha ai.

Po ashtu Noka bëri me dije se opozita do të kërkojë të ngrihet një komision hetimor për këtë çështje. “Gjatë hetimit Komisioni do të nxjerrë prova, por ne kemi prova që Agron Neza ka dërguar 225 mijë dollarë për të korruptuar McGonigal si shpërblim kundër opozitë. A nuk është provë kjo. Kur kërkohet Komision zgjedhor nga ¼ e deputetëve parlamenti duhet ta ngrejë atë. Drejtësia e re është drejtësi e kapur nga Edi Rama”, vijoi ai.

Politike noka Protesta trazira