Politike 2 Shkurt 2023, 10:52

Skandali “McGonigal”, Ina Zhupa: Nuk do ketë seancë parlamentare nëse Rama s’vjen këtu

Shkruar nga Pamfleti
Skandali “McGonigal”, Ina Zhupa: Nuk do ketë seancë

Seanca e sotme parlamentare është përfshirë nga kaosi dhe debatet. Sot parashikohet interpelancë me Ramën, por ky i fundit nuk ka shkuar në seancë.

Deputetja Ina Zhupa kërcënoi se nuk do të lejojnë mbajtjen e seancës nëse Rama nuk shkon në seancë. Ina Zhupa u shpreh se Rama duhet të japë llogari për takimet e tij me McGonigal.

Keni shkelur rregulloren e parlamentit si në seancën e kaluar si tani për kërkesën e një mocioni me debat. Ne kemi një tradhtar të korruptuar, që ka cenuar sigurinë kombëtare, që ka rrezikuar marrëdhëniet me partnerin tonë strategjik dhe aleancën me NATO. Ai vodhi paratë e shqiptarëve për të blerë lobime. Ku e keni kryeministrin Rama që të japë shpjegime? Ku e keni për mocionin me debat? Çfarë është kjo flamë që e ka zënë që rri pi kafe në zyrë dhe nuk vjen këtu të flasë për debatin? Ku është tradhtari? Ai duhet të vijë të flasë këtu, për miqtë e tij shqip apo anglisht, shqip po edhe rusisht. S’mund të ketë seancë normale nëse s’vjen Rama këtu”, tha Zhupa.

Politike debate Kuvend McGonigal PD Zhupa