
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i ka dalë në krah ish-kryeministrit Berisha sa i takon përplasjes me Alibeajn në Kuvend. Edhe pse ishte një skenë e turpshme, për Këlliçin fajin e kishte Alibeaj. Madje sipas tij, duke qenë se Berisha e ka bërë ministër Alibeajn dikur, ai duhej t’i lironte foltoren.
“Një moment që pati një lloj shkëndije që në mëngjes. Ne kemi pasur një mbledhje të Grupit ku Alibeaj provokonte Berishën dhe të tjerët dhe flet për bashkim ndërkohë që vijon të përjashtojë. Problemi është se Berishës i takonte e drejta e replikës. Vetëm respekti i moshës në radhë të parë, personi që të ka bërë ministër, vjen në foltore për të folur dhe Alibeaj e gjen të pamundur për t’i dhënë kohë për të folur”, tha ai në një intervistë në “News 24”.
Deputeti u pyet edhe për reagimin e ambasadës amerikane, ku u shpreh: “Të kishin reaguar kur mua mu vodh zyra dhe ne nuk lejoheshim të hynim në seli”.