Kulture 3 Maj 2022, 22:50

Skandali me Butrintin, Auron Tare nxjerr blof Fondacionin Shqiptaro Amerikan: Nuk ka bërë investime, tabelat i vendosa unë

Shkruar nga Pamfleti
Skandali me Butrintin, Auron Tare nxjerr blof Fondacionin Shqiptaro Amerikan:

Historiani Auron Tare ka nxjerrë blof Fondacionin Shqiptaro Amerikan (AADF) lidhur me privatizimin e Butrintit. Ai u shpreh se AADF gënjen kur thotë se kanë investuar në Butrint për kamerat, reabilitim mjedisor të rrugët dhe tabelat.

Ai tha se tabelat i ka vënë vetë ai kur ishte drejtor i këtij siti, duke shtruar se janë venë disa kamera dhe një godinë prej druri.

“AADF thotë se kanë investuar në Butrint për kamerat, reabilitim mjedisor të rrugët dhe tabelat. Unë ta them si ish-drejtor i Butrintit që tabelat i kemi bërë unë dhe studiot e Firences. Këta thonë se kanë investuar 1.2 milionë dollarë. Unë e njoh shumë mirë Butrintit dhe ato tabela i kam bërë unë. Kamerat janë vetëm në hyrje. Biletaria elektronike është vetëm një godinë prej druri në hyrje”, tha ai në “Ora News”.

Kulture Auron Tare Berisha Butrint