Aktualitet 4 Korrik 2022, 22:20

Skandali me evazionin fiskal, Klodian Tomorri: E moshuara milionere, pronare e 3 kompanive! Kush bleu faturat?

Shkruar nga Pamfleti
Skandali me evazionin fiskal, Klodian Tomorri: E moshuara milionere, pronare e 3

Skandali me evazionin fiskal, Klodian Tomorri: E moshuara milionere, pronare e 3 kompanive! Kush bleu faturat?

Gazetari Klodian Tomorri ka zbardhur të tjera detaje mbi rastin e Haxhire Gurakuqit, 90-vjeçarja nga Tirana, e cila edhe pse milionere gjendet në një azil.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Tomorri shkruan se Gurakuqi rezulton të jetë pronare e 3 kompanive: Lumi 2006, Koleci 2003 dhe Sopotonia.

Sipas Tomorrit, problematika është “cilat kompani kane bere blerje fiktive tek keto kompanitë?”.

Kjo eshte nje skeme e madhe evazioni, qe e ka patur qendren ne Lezhe dhe Lac. Jane nje sere kompanish te krijuara ne vitin 2016- 2017, qe kane bere vetem kete pune”- shprehet Tomorri, duke shtuar se prokuroria ka 6 vjet qe i heton, por ende pa asnjë të arrestuar.

“Haxhire Gurakuqi, e moshuara 90 vjecare qe jeton ne azil, rezulton pronare e tre kompanive. Pervec kesaj Lumi 2006, Haxhireja ne kohe te ndryshme rezulton pronare e kompanise Koleci 2003 dhe Sopotonia. Madje edhe administratore.

Haxhireja nuk e ka patur asnjehere idene se ishte pronare.

Tek te njejtat kompani dalin here aksionere, here administratore edhe cifti i ketyre te moshuarve 95 vjecare.

Edhe keta nuk e kane pasur idene qe kane patur ndonjehere kompani. U jane falsifikuar firmat ose jane mashtruar nga pronaret e vertete te kompanive, te cilet pasi benin mashtrim me tvsh benin kontrate sikur ja u shisnin kompanine ketyre te moshuarve.

Nje pjese e atyre pronareve, qe kane bere kete pune jane arrestuar dhe denuar me burg nga 1 vit e gjysme deri ne 4 vjet. Por problemi eshte tjeter kund.

Kujt i kane dhene fatura keta? Ose me sakte cilat kompani kane bere blerje fiktive tek keto kompanitë. Kjo eshte ceshtja. Jane kompanite e medha, ato qe fitojne tenderat, te cilat kane marre fatura tek keta. Ketu prokuroria nuk ndihet. Kjo eshte nje skeme e madhe evazioni, qe e ka patur qendren ne Lezhe dhe Lac. Jane nje sere kompanish te krijuara ne vitin 2016- 2017, qe kane bere vetem kete pune.

Kane 6 vjet qe i heton prokuroria. Dhe cuditerisht nuk kapi dot asnje ndertues aty brenda. Kush bleu fatura nga keta. Ata jane evazoret. Kaq eshte gjithe çështja”– shkruan Tomorri.

Aktualitet Evazion fiskal Haxhire Gurakuqi - Klodian Tomorri