Politike11 Maj 2022, 17:15

Skandali me grabitjen e trojeve në Jalë, Damian Gjiknuri mohon kushërinjtë; kërcënon Agron Shehajn me padi

Shkruar nga Pamfleti
Skandali me grabitjen e trojeve në Jalë, Damian Gjiknuri mohon

Publikimi i skandalit me grabitjen e trojeve në Jalë ka alarmuar Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri. “Pamfleti” ka treguar fakte se si të afërmit e ish-ministrit janë kthyer në investitorë strategjikë dhe sot këtë gjë e ka denoncuar edhe deputeti demokrat Agron Shehaj.

Por pas akuzave të tij ka reaguar Damian Gjiknuri. Ai ka mohuar kushërinjtë e tij. Edhe pse i ka paraprirë faktit se do krahasohej me Berishën që mohoi baxhanakun në Gërdec, Gjiknuri mundohet të heqë përgjegjësinë nga vetja, duke kërcënuar Agron Sherhajn me padi.

“E siguroj deputetin Agron Shehaj se unë nuk jam si ata të partisë së tij që mohuan baxhanakun e ndjerë në Gërdec. Nuk kam ama se si të pranoj që çdokush që mban mbiemrin Gjiknuri dhe që merret me biznes duhet të jetë automatikisht djali i xhaxhait tim. Çdokush mban përgjegjësi e përgjigjet për ato që bën. Le ta provojë gjykata e do ta mbaj unë përgjegjësinë, por nëse unë nuk e kam djalë xhaxhai personin e përgojuar nga Agron Shehaj, atëherë Agroni duhet të më dëmshpërblejë për cenim të qëllimshëm të imazhit!”, shprehet Gjiknuri.

Politike #troje Gjiknuri Jalë