
Skandali me inceneratorët, Kryemadhi i kthehet Veliajt: Sqaro firmën për pagesën e një koncensioni të paligjshëm
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka vijuar replikat në distancë me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, sa i përket aferës së inceneratorëve.
Përmes një konference për shtyp, Kryemadhi insistoi se Veliaj ka dhënë dakordësinë me firmë dhe vulë për një koncension të paligjshëm për një perjudhë 30-vjeçare.
“Ku janë 128 mln euro të investimit të kompanive të inceneratorit të Tiranës që i kërkuan Veliajt me vrap të dale te shpjegojë?”– tha Kryemadhi, duke i kërkuar Veliajt të shpjegojë firmën në vendimin të këshillit bashkiak për angazhimin e Bashkisë së Tiranës që të paguajë për 30-vite një koncension i paligjshëm.
Po ashtu, Kryemadhi i bëri thirrje SPAK të hetojë se ku kanë përfunduar 128 mln euro të marra nga buxheti i shtetit, si dhe paralajmëroi Veliajn se faktet e mbledhura që posedon LSI do t’i dorëzojë të gjitha në prokurori.
“Po i them të sqarojë firmën e tij këtu dhe me vulë në emër të bashkisë këshillit që ka marrë një angazhim financiar 30 vjeçar në mënyrë të paligjshme për të paguar një koncension të paligjshëm që ka ardhur si rezultat i firmës së paligjshme të Veliajt.
Ky oratori i madh që me urdhër nga Holanda doli për të folur të sqarojë angazhimin 30 vjeçar të bashkisë dhe ministrisë së Financave dhe taksave të qytetareve për të paguar për inceneratorin e Tiranës.
Veliaj ka shumë të drejtë që ligjëron si bilbil i ngrysur në televizione, por gjëja e parë që duhet të bëjë të përgjigjet për firmën e tij që ka ndryshuar fati i një një koncensioni të paligjshëm e ka ngarkuar me një barrë 30 vjecare por të paguar qytetarët e gjithë Shqipërisë.
Ku janë 128 mln euro të investimit të kompanive të inceneratorit të Tiranës që i kërkuan Veliajt me vrap të dale te shpjegojë?
Në mendimin tim jo, por është SPAK që është në provë për të provuar a janë 128 mln të kompanisë ofshore ne Hollandë që ja kanë nënkontraktuar Klodian Zotos që ishte përfaqesues zyrtar i kompanisë ofshore në Holande?
Paratë e buxhertit i kanë kaluar kompanisë offshore por është detyrim i SPAK për të zbardhur.
I them oratorit mjaftist që s’ka më kohë të bësh presion as ndaj gjyqtarëve”- tha Kryemadhi.
Vlen të theksohet se, gjatë një prononcimi për medie, Veliaj tha se ka zero interes për deklaratat e Kryemadhit se pas denoncimit të fakteve të reja, LSI do dorëzojë në SPAK materialet që ka për 24 kompanitë që kanë kryer evazion fiskal me kompaninë e inceneratorit të Tiranës.