Pas publikimit të dokumentave që vërtetonin bllokimin e llogarive të Federatës Shqiptare të Futbollit, pas skandalit financiar me të ardhurat që UEFA ka dhënë për klubi e Tiranës, ka reaguar sërish FSHF.
Në reagim, Federata ka zbardhur dokumente që tregojnë tregojnë transaksionin që është bërë në drejtim të klubit të Tiranës. FSHF shprehet se këto dokumenta vërtetojnë se akuzat për pagesa jo-ligjore, bien poshtë.
“Federata Shqiptare e Futbollit, e akuzuar prej ditësh se ka bërë bërë pagesa anti-ligjore dhe jo në llogaritë zyrtare të KF Tirana, dëshiron të informojë opinionin publik dhe anëtarët e saj se këto akuza rrëzohen nga dokumentat e mëposhtme.
Transaksionet e parave të mbërritura nga UEFA për klubin KF Tirana në 6 tetor 2020, janë kaluar në llogaritë zyrtare të klubit në ABI Bank dhe Union Bank, llogari të cilat dhe aktualisht që po ju dërgojmë këtë komunikim publik, janë të lira dhe kanë kryer pagesa.
FSHF ka qenë dhe mbetet e hapur për të bërë transparencë për çdo pretendim të individëve, mediave dhe anëtarëve të saj.“, thuhet në reagimin e FSHF.