Aktualitet23 Mars 2018, 10:35

Skandali me pronat në Lezhë, gjykata lë në burg organizatorin Lek Frroku

Shkruar nga Pamfleti

Gjykata ka vendosur që të lërë nën masën ‘arrest me burg’ Lek Frrokun, të arrestuar pak ditë më parë pranë aeroportit të Rinasit.

Lek Frroku akuzohet si organizatori i skemës së tjetërsimit të pronave në Shëngjin të Lezhës për të cilën janë të akuzuar 23 persona, mes tyre edhe kryebashkiaku Frrokaj, i cili fillimisht u arrestua, por më pas u lirua dhe po hetohet ne ‘arrest shtëpie’.

Policia arrestoi Lek Frrokun para dy ditësh në afërsi të Rinasit, pranë aeroportit Nënë Tereza, teksa ai ndodhej në makinë me tre femra.

Lek Frroku 47 vjeç ka në pronësi një kompani, e cila ka një mori shërbimesh. Nga 13 personat që u arrestuan fillimisht, vetëm 3 janë në burg, pasi të tjerët janë në arrest shtëpie, mes tyre edhe Juxhina Mema, ndërsa 10 të tjerë janë në kërkim.

Aktualitet Fran Frrokaj gjykata Lek Frroku