Politike14 Janar 2019, 20:05

Skandali me zyrtarët e PS, Rama ‘i tërbuar’ shpërthen ndaj Zërit të Amerikës: Kazani gjëmon deri në SHBA, ç

Shkruar nga Pamfleti
Skandali me zyrtarët e PS, Rama ‘i tërbuar’ shpërthen

Skandali me zyrtarët e PS, Rama 'i tërbuar' shpërthen ndaj Zërin të Amerikës: Kazani gjëmon deri në SHBA, çfarë katandie!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar i revoltuar pas përgjimeve të publikuara mbrëmjen e sotme nga ‘Zëri i Amerikës’, zyrtarët e lartë të Partisë Socialiste urdhëronin dhe vendosnin mbi punësimet nëpër burgje.

Pasi nuk kurseu asnjë fjalë e fyerje ndaj gazetarëve e mediave shqiptare, Rama ka shpërthyer me sulme edhe ndaj ‘Zërit të Amerikës’, duke e quajtur edhe këtë media një ‘kazan’. Më tej, në reagimin e tij në rrjetet sociale, kreu i qeverisë iu kërkon gazetarëve të verifikojnë dokumentet e konkursit dhe të ballafaqojnë rezultatet, e më pas të hedhin baltë.

“Erdhi dita që Zëri i Amerikes të flasë nga kazani i Tiranës, duke përgojuar dynjanë mbi bazë llogjesh telefonike. Për herë të parë në Albania organizohet konkurs publik për punësimet në burgje dhe kazani gjëmon deri në Amerikë e jehon në katundin tonë mediatik. Çfarë katandie.

Shkoni verifikoni dokumentat e konkursit e ballafaqoni rezultatet me rekrutimet, pastaj hidhni baltë sa të doni! U kujtuat për emërimet partiake në administratë, pas 30 vjetësh dhe duke sulmuar ultësisht, e aspak gazetarisht, pikërisht ata që po bëjnë çmos t’i vënë fre zullumit”, shkruan Rama.

Kujtojmë se mbrëmjen e sotme ‘Zëri i Amerikës’ publikoi përgjimet e shumë zyrtarëve të PS, mes tyre dhe ish-drejtori i Burgjeve, Arben Çuko, ku rezultonte se konkurset publike nëpër burgje ishin fushatë punësimi për zyrtarët e PS.

Politike Edi Rama Pergjimet punesimet neper burgje Zëri i Amerikës