Politike 1 Shkurt 2023, 22:59

Skandali me zyrtarin e FBI, Haklaj: Berisha të kërkojë falje, njollosi PD për rublat ruse

Shkruar nga Pamfleti
Skandali me zyrtarin e FBI, Haklaj: Berisha të kërkojë falje,

Ish-deputeti i PD-së, Azgan Haklaj, i ka kërkuar Sali Berishës që të kërkojë falje për skandalin me financimin rus të PD.

Sipas tij, skandali “McGonigal” tregoi se Basha nuk ka gisht, por është Rama i përfshirë. Haklaj u shpreh në një emision se edhe akuzat e Berishës ndaj Yuri Kim janë të pabaza, pasi takimet e Ramës me zyrtarin e  FBI kanë ndodhur para se ajo të emërohej ambasadore.

Është cenuar siguria kombëtare se ka lidhje me një oligark rus, dhe ka marrë investime në Shqipëri. Do dalin dhe të tjerë. Berisha thotë se ka takuar Kim, por Kim ka ardhur në 2020, ky ka ardhur në Shqipëri në 2019.  Duhet t’i kërkojë falje PD sepse njollosi partinë për rublat ruse”, tha Haklaj.

Pak ditë më parë ra në pranga agjenti i FBI McGonigal, ku rezultoi se ai ka marrë para nga një shtetas shqiptar, ndërkohë që ka ndërhyrë në shumë çështje të qeverisë sonë. Po ashtu, ka pasur disa takime të mistershme me kryeministrin Edi Rama.

Politike Berisha Haklaj rublat ruse