alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Skandali mjedisor, ilaçet e skaduara hidhen buzë lumit të Tiranës

28/10/2019, 21:10
ne Aktualitet
A A
Skandali mjedisor, ilaçet e skaduara hidhen buzë lumit të Tiranës

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal me ilaçe të skaduara, të cilat në vend që të asgjësohen, hidhen buzë lumit.


-Lexo edhe:

Vazhdojnë skandalet me vettingun/ Pas Etleda Çiftes, GJKKO merr të pandehur Ardian Hajdarin; fshehu pasurinë

Vjosa Osmani takohet me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor

Ilaçe të forta për sëmundje nervore, epilepsi, apo edhe qetësues të fortë, të cilat kanë skaduar prej vitesh, janë hedhur në afërsi të Lumit të Tiranës, në kilometrin e parë të rrugës së Arbrit, midis fshatit Brar dhe Tujan, në Tiranë. Ilaçet janë të pa hapura dhe kanë skaduar, ndërsa disa prej tyre janë prodhuar në Shqipëri, të tjera në Itali, Greqi, Turqi, Maqedoni madje edhe në Gjermani.

Në këtë vend, janë hedhur edhe shiringa të pa hapura, por të skaduara si dhe pajisje mjekësore.

Në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” mbërriti një video, në të cilën tregohen se ilaçet e skaduara janë hedhur vetëm 50 metra larg Lumit të Tiranës. Mjafton një shi i lehtë dhe të gjitha ilaçet e skaduara do të përfundojnë në lumin e Tiranës. Pas videos, gazetarët e Fiks Fare shkuan në vendin ku janë hedhur dhe rezultoi se është fare afër lumit, madje 300 metra larg kanionit të fshatit Tujan. Ato janë hedhur në një përrua, ndërsa janë të pa groposura apo të pa djegura. Ilaçet janë të pa hapura, por nga një verifikim rezultoi se ato kanë skaduar.

Gazetarët e Fiks Fare gjetën në këtë vend ilaçe si “Metropolol” 100 mg, i cili është ilaç që lufton sëmundjet e hipertensionit, aritmitë etj. Një ilaç tjetër është “Eufilinë”, 100 mg, që përdoret për trajtimin e bronkospazmave të prapësueshme të shoqëruara me astmë ose sëmundje pulmonare kronike. Ilaçi është prodhim i kompanisë “Profarma”.

Një tjetër që gjetën gazetarët e Fiks Fare është i kompanisë “Novartis”, data e skadencës ishte në nëntor të vitit 2014. Gjithashtu edhe bar “Veprol” 80 mg, data e skadencës ishte maj 2017. “Foradil”-i kishte skaduar në nëntor 2017, ndërsa tableta ishte e pa hapur dhe në nëtyrë. Gjithashtu, gazetarët gjetën qindra antibiotikë pluhur, të pa hapur, të cilat kanë skaduar në vitin 2017. “Aminofilina”, e paketimit 240 mg kishte skaduar në tetor 2017, ndërkohë “Nalidicinë”, tabletë 500 mg, kishte skaduar në maj 2017.

Të hedhura, edhe ilaçe spitali!

Në vendin ku janë hedhur barnat mund të gjesh edhe ilaçe që janë për përdorim spitalor. Gjithashtu edhe shumë shiringa dhe pajisje serumi bashkë me agen. Gazetarët gjetën qindra mijëra ilaçe të skaduara, të cilat janë hedhur në terren të hapur. Gjetën antibiotik, prodhim gjerman, që kishte skaduar në vitin 2018. “Aminofilina”, e cila ishte prodhim maqedonas, skadonte në vitin 2021, por paketimi ishte gjysëm i hapur. Gazetarët gjetën edhe qindra maska oksigjeni, prodhime të ndryshme, si dhe antibiotik “Gentamicinë”, të skaduara në vitin 2017. Gjithashtu, gjetën edhe “Nitrepindin”, e skaduar në tetor 2017, ndërkohë ka edhe pajisje laboratori për marrjen e gjakut.

Midis ilaçeve të skaduara, gazetarët pikasën edhe barin “Tazorek”, paketimi i të cilit ishte me pullë të Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërkohë, poshtë pullës thuhej “çmim spitalor”. Pra, përdorimi ishte për spitalin. Ky ilaç kishte skaduar në në nëntor të vitit 2017 dhe është prodhim grek. Ilaçe të tilla kishte me qindra, sërish të pahapura dhe në terren të hapura, buzë lumit. Në terren ka edhe serume, “Acid folik”, të skaduara që në dhjetor 2017. Gjithashtu, në terren ka shumë shiringa si dhe “Polignax”, që ka skaduar në shkurt të vitit 2017.

Ilaçet e hedhura, me “bar kode”

Shumica e ilaçeve ishin të paketuara me kartonë, që kanë edhe “bar kode”. Ndërkohë, disa emrat e firmave nuk dallohen qartë, pasi shkrimi i dorës është fshirë. Por me “bar kode” mund të identifikohen fare lehtë nga institucionet shtetërore.

Në një karton shkruhet se ilaçet janë shpërndarë që në muajin maj të vitit 2015, por shkrimi nuk dallohet qartë. Në një karton tjetër është një shkrim “Net Albania”, ndërsa ka qenë me ilaçin “Deparkin”, që përdorin të sëmurët me epilepsi. Ilaçet kanë skaduar në muajin prill 2017. Gjithashtu, kemi “Manitol”, ndërsa kartoni ka edhe emrin e firmës. Gjithashtu, në terren ka mijëra pajisje spitalore, epruveta për gjakun, etj.

Buzë lumit, gazetarët gjetën edhe bar “Haloperidol”, që përdoret për të sëmurët nervorë. Në paketimet shkruhet se “të përdoret me rekomandimin e mjekut”, por ato janë në terren të hapur. Ilaçet kanë skaduar në 2017 dhe 2018, ndërsa buzë lumit gjen me qindra paketime të tilla. Gjithashtu, gazetarët gjetën edhe tableta “Akilen” 80 mg, prodhim turk, të skaduara në vitin 2018, tableta “Neocil”, prodhim i “Profarma”, të skaduara në korrik 2018. Gazetarët gjetën edhe “Liovital” dhe tableta “Ursobil”, të dyja prodhim italian.

Në të gjithë vendin, kishte ilaçe të skaduara buzë lumit. Mjafton një shi i lehtë dhe të gjithë ilaçet e skaduara, apo pajisjet do të përfundojnë fillimisht në këtë përroin këtu dhe më pas në Lumin e Tiranës. /FiksFare – TCH

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Aktualitet

Vazhdojnë skandalet me vettingun/ Pas Etleda Çiftes, GJKKO merr të pandehur Ardian Hajdarin; fshehu pasurinë

04/07/2022, 10:14
Aktualitet

Vjosa Osmani takohet me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor

04/07/2022, 9:48
Aktualitet

Vazhdojnë temperaturat rekord, Gjirokastra dhe Elbasani dy qytetet më të nxehta në vend

04/07/2022, 9:06
Aktualitet

Zëvendëskryeministri dhe kryeministri i Kosovës, nikoqir të delegacioneve nga Finlanda dhe Irlanda

04/07/2022, 8:33
Aktualitet

Thellohet difiçiti tregtar, INSTAT: Importet ushqimore rriten me 22%

04/07/2022, 7:37
Protestë e gazetarëve për mbrojtjen e të drejtave dhe lirisë së shtypit
Aktualitet

Protestë e gazetarëve për mbrojtjen e të drejtave dhe lirisë së shtypit

03/07/2022, 22:54
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Në Kili, 1 milion kundër mafies shtet-oligarkë; shqiptarët “lepuj”, para horrit që zhvati miliona vota e po vjedh me 10 banditë

Në Kili, 1 milion kundër mafies shtet-oligarkë; shqiptarët “lepuj”, para horrit që zhvati miliona vota e po vjedh me 10 banditë

Marrëveshja e detit me Greqinë/ Pas takimit me Mitsotakis, Rama "shkrin" grupin e Bushatit, tjetër "pazar" si i 2009-ës

Tjetër takim Rama-Mitsotakis, fokusi te integrimi evropian dhe të drejtat e minoritetit

Lajmi i Dites

Dritani, “loja e zjarrit” me kishën serbe i hap luftë me Milo Gjukanoviç

Dritani, “loja e zjarrit” me kishën serbe i hap luftë me Milo Gjukanoviç

02/07/2022, 13:17

Lajmet e fundit

Protesta e Berishës, Kryemadhi : Kush mendon se po vidhet nga hajduti i gjatë, të vijë në shesh!

04/07/2022, 11:09

Berisha harron “non grat-ën”, i uron pavarësinë SHBA-së: Në 100 vitet që vijnë, do forcoj marrëdhëniet me ju

04/07/2022, 10:53
Olta Xhaçka ka marrë 8000 m2 plazh me qira 3 lekë/m2 në muaj; 1 shezlong në Drimadhe kushton 7-8 Euro në ditë

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka marrë 8000 m2 plazh me qira 3 lekë/m2 në muaj; 1 shezlong në Drimadhe kushton 7-8 Euro në ditë

04/07/2022, 10:49
Rama “i jep mend” Maqedonisë së Veriut: Do bëjnë gabim të madh nëse s’pranojnë propozimin e Macron

Rama “i jep mend” Maqedonisë së Veriut: Do bëjnë gabim të madh nëse s’pranojnë propozimin e Macron

04/07/2022, 10:45

Përplasje për Reformën Territoriale, Komisioni i Posaçëm në mbledhje me shoqërinë civile

04/07/2022, 10:44

Sulmohen llogaritë në Twitter dhe YouTube të Qeverisë britanike

04/07/2022, 10:38

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In