Ëngjëll Bregu, mësuesi i akuzuar për pedofili në Berat është pezulluar nga puna. Vendimi është marrë nga Zyra Arsimore në Berat deri në zbardhjen e plotë të fakteve.
Burime bëjnë me dije se ai ka dorëzuar dëshminë e penalitetit që nuk është i dënuar, por prindërit kanë hedhur dyshime për shkak të së kaluarës së tij duke kërkuar largimin nga detyra.
Prindërit e fëmijëve kanë shprehur këtë shqetësim për mediat, duke kërkuar largimin e mësuesit nga shkolla, ndërkohë drejtoria e shkollës ka dalë me shpjegimin se ai është emëruar nga DAR.
Në vitin 2003, kanë qënë disa nxënëse të shkollës 9-vjeçare “Uznovë” në Berat, ato që e kanë denoncuar mësuesin e tyre kujdestar Ëngjëll Bregu se gjatë një ekskuesioni në Bogovë ai i kishte prekur në pjesët intime të trupit.
Mësuesi u arrestua dhe u dënua për “pedofili” dhe “ngacmim seksual” nga Gjykata e Beratit me 7-muaj burg, por gjykata nuk ja hoqi asokohe të drejtën e rikthimit në detyrë edhe pse u kërkua nga prokuroria. Pas kryerjes së dënimit, ai u rikthye në detyrë në vitin 2004 në një shkollë 9-vjeçare në fshatin “Hinkë” më Dimal dhe një muaj më pas u transferua në shkollën 9-vjeçare të fshatit “Çiflik”, po në bashkinë Dimal, për të qënë më afër shtëpisë.
Në 25 Prill 2009 ai është akuzuar sërish nga 13 prindër se ka ngacmuar seksualisht fëmijët e tyre në këtë shkollë. Prindërit dërguan asokohe një peticion në Drejtorinë Arsimore Berat, ku kanë shpjeguar sjelljet jo të hijshme të mësuesit. Prindërit e akuzonin mësuesin Ëngjëll Bregu se vinte i dehur në shkollë, organizonte ekskursione pa miratimin e drejtorisë së shkollës dhe se i prekte vajzat e mitura në pjesë të ndryshme të trupit. Pas këtij peticioni, DAR Berat e pezulloi atë nga detyra por për shkak se denoncimi nuk u bë në polici, Bregu nuk u arrestua sërish.