Aktualitet27 Janar 2019, 15:30

Skandali në Kukës, e arrestuan dhe e liruan menjëherë, reagon Prokuroria

Shkruar nga Pamfleti
Skandali në Kukës, e arrestuan dhe e liruan menjëherë,

Skandali në Kukës, e arrestuan dhe e liruan menjëherë, reagon Prokuroria

Pas publikimit të skandalit  ku i super kërkuari nga drejtësia Naser Gashi u lirua, ndërsa ai që denoncoi rastin u pezullua nga detyra,ka reaguar Prokuroria e Përgjithshme.

Prokuroria deklaron se Gashi nuk duhet të ishte liruar, pasi ka qenë i dënuar nga Krimet e Rënda.

Sa i përket faktit se arrestimi u bë për falsifikim pasaporte, organi i Akuzës thekson se pasaporta nuk ka rezultuar e falsifikuar.

Naser Gashi u arrestua në flagrancë për falsifikim pasaporte. Prokurorja nxori urdhër për lirim të menjëhershëm për këtë vepër penale por kur është bërë ekzekutimi i këtij urdhri nga policia nuk është mbajtur parasysh fakti që ai ka qenë i dënuar me vendim të formës së prerë nga Krimet e Renda. Dhe ata e kanë liruar por në fakt nuk duhej liruar për shkak të vendimit të Krimeve te Renda. Pasaporta ka dale jo e falsifikuar sipas aktit te ekspertimit ”.

Naser Gashi u arrestua më 17 tetor 2018 në pikën kufitare të Morinës, ndërsa është liruar menjëherë.

Prokurorja e liroi me nje pretekst formal, ndërsa zv/drejtori që denoncoi abuzimin u pezullua.

Naser Gashi rezulton se është dënuar nga Nertin Kosova më 21 shkurt 2013 me 7 vite e 4 muaj burg për trafik droge, vendim i lënë në fuqi edhe nga apeli i krimeve.

Aktualitet gashi Prokuroria Skandali