alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Skandali: Njerëzit e Vladimir Putin blenë edhe toka shqiptare; lista e pronave ruse në Mal të Zi

05/04/2022, 10:47
ne Dossier, Kryesore
A A
Skandali: Njerëzit e Vladimir Putin blenë edhe toka shqiptare; lista e pronave ruse në Mal të Zi

Skandali: Njerëzit e Vladimir Putin blenë edhe toka shqiptare; lista e pronave ruse në Mal të Zi

Kush janë emrat më të rëndësishëm të enturazhit të Vladimir Putinit që posedojnë prona të paluajtshme në bregdetin e Malit të zi, oligarkë të cilët SHBA dhe BE i ka sekuestruar

Një invstigim i të përditshmes së Podgoricës ‘Pobjeda’, bën të ditur se njerëz të afërm të Vladimir Putinit kanë blerë një sasi marramendëse pasurish të paluajtshme në të gjithë Malin e Zi, madje edhe në kryeqendrën shqiptare në Ulqin.


-Lexo edhe:

Rama zhduk votën në PS, emëron nga zyra krerët e rinj të degëve

Vladimir Putin idhull për serbët, shumica refuzojnë anëtarësimin në BE për të qëndruar krah Moskës

Sipas ‘Pobjeda’-s, njerëz të rëndësishëm të Moskës zotërojnë 519 prona të paluajtshme në Ulqin, nga këto: 31.273 metra katrorë janë ndërtesa, kurse 73.504 metra katrorë janë truall i pashfrytëzuar ende.

Të gjitha të dhënat, e përditshmja malazeze i ka marrë nga dokumentet zyrtare të Kadastrës së Shtetit, ku tregohet se përveç Ulqinit, oligarkët rusë kanë shtënë në dorë edhe troje e ndërtesa në territorin e komunës së Tivarit, ku banojnë një pjesë e konsiderueshme shqiptarësh.

Sipas të dhënave bëhet fjalë për gjithsej 18,906 prona dhe 3.9 milionë metra katrorë truall në të gjithë territorin e Malit të Zi që janë blerë dhe zotërohen nga rusët.

Siç tha për ‘Pobjeda’ Administrata e Pasurive të Paluajtshme, sipërfaqja e përgjithshme e pronave të paluajtshme ruse, e cila përfshin objekte banimi dhe dyqane është 1.151.657 metra katrorë, ndërsa numri i parcelave që ata kanë blerë në Mal të Zi është 12.598 të tilla.

Publikimi i ‘Pobjeda’-s është i pari informacion i plotë zyrtar mbi zotërimet ruse në shtetin e vogël fqinj me Shqipërinë.

Të dhënat janë mbledhur nga zyrtarët e Kadastrës në bazë të adresave të vendbanimit të pronarëve të regjistruar në dokumentacionin e dorëzuar. E këtu ka edhe mjaft prona që janë realisht në duart e rusëve, por që formalisht kanë emra të tjerë Sipas ‘Pobjeda’-s, këtë s’mund ta gjejë Kadastra, por shërbimi sekret i Malit të Zi.

E përditshmja e Podgoricës thekson se Dritan Abazoviç, i cili pritet të zgjidhet kryeministër javën e ardhshme, ka urdhëruar shërbimin sekret të vendit që të hetojë hollësisht për pronat e fshehta. Urdhëri është dhënë prej 3 muajsh, pasi Abazoviç si Zv.kryeministër drejtonte sektorin e sigurisë në vend në qeverinë e Krivokapiçit.

Sipas ‘Pobjeda’-s, rusët kanë prona të paluajtshme në 13 komuna malazeze: përkatësisht Tivar, Budva, Cetinje, Danilovgrad, Herceg Novi, Kolashin, Kotorr, Mojkovac, Nikshiq, Podgoricë, Tivat, Ulqin dhe Zhabljak.

Sipas statistikave, sasia më e madhe e pronave të rusëve ndodhet në Budva – përkatësisht 6,671 tapi pronash, ku sipërfaqja e tyre e përgjithshme është 396,203 metra katrorë. Ndërkaq në metropolin e turizmit malazez, rusët zotërojnë 603.834 metra katrorë truall i pashfrytëzuar ende në ndërtim.

Në vend të dytë është Tivari, ku rusët kanë blerë 4661 prona, me një sipërfaqe totale prej 285,027 metrash katrorë. Në komunën e Tivarit, rusët kanë në pronësi sasinë më të madhe të truallit: gjithsej – 923,641 metra katrorë.

Po ashtu, shtetasit rusë posedojnë një numër të madh të pronave të paluajtshme edhe në Herceg Novi – 2,935 tapi, me sipërfaqe 180,927 metra katrorë ndërtime dhe 698,284 metra katrorë tokë truall të pashfrytëzuar ende.

Në Kotorr, rusët kanë në pronësi ose në bashkëpronësi 2345 prona dhe 659,777 metra katrorë tokë truall. Në Tivat kanë 1532 prona dhe 294,063 metra katror tokë truall.

Shtetasit rusë kanë pronë të konsiderueshme edhe në Ulqin, ku janë bartës të të drejtave në 519 prona të paluajtshme, sipërfaqe prej 31.273 metra katrorë ndërtime, si dhe 73.504 metra katrorë tokëtruall.

Ata kanë blerë 116 prona dhe 139.842 metra katrorë tokë në Zhabljak, ndërsa kanë 33 prona dhe 131.635 metra katrorë tokë në Kolashin.

Rusët kanë gjithashtu një sipërfaqe të madhe toke në komunën e Danilovgradit, që ndodhet në mes të Podgoricës dhe Nikshiqit. Danilovgradi është edhe qendra shpirtërore e Kishës Ortodokse Serbe, pasi aty ndodhet edhe manastiri i Ostrogut, qendra nevralgjike e Kishës Serbe. Në këtë komunë, shtetasit rusë kanë në zotërim 145,050 metra katrorë truall, dhe 42 pasuri të paluajtshme.

Në kryeqytetin e vendit-Podgoricë, rusët kanë 19 prona të paluajtshme dhe 71,888 metra katrorë tokë, ndërkaq në kryeqytetin e vjetër të Malit të Zi-Cetinje, rusët zotërojnë 24 prona të paluajtshme dhe 37,116 metra katrorë tokë.

‘Pobjeda’ thekson në shkrimin e saj se vlera totale financiare e pronave të rusëve duhet të llogaritet, por një gjë dihet me siguri: atë e zotërojnë një grusht oligarkësh pranë Vladimit Putinit.

Në të gjithë Europën, pronat e njerëzve të enturazhit të Putinit ose janë ngrirë ose janë konfiskuar. Një gjë e tillë deri tani nuk është kryer nga qeveria proruse e Zdravko Krivokapiçit, e që pritet të bëhet nga kryeministri i ri Dritan Abazoviç.

Siç bën të ditur ‘Pobjeda’, rusët janë frikësuar se qeveria e re se mund të konfiskojë pronat e tyre, ndaj këto ditë ka nisur një operacion frenetik tek noterët në transferimin e tapive në emra të qytetarëve malazezë.

Tomislav Rankoviç, një ekspert i pasurive të paluajtshme në Budva, i tha Pobjeda-s se ata që kanë transferuar pasuritë në emra të tjerë, ende nuk kanë paguar taksën në hipotekë, nga frika e konfiskimit. Ligji i Malit të Zi ka tarifa të kripura hipotekore.

E përditshmja e Podgoricës thekson se emri më VIP që regjistrohet si  pronar i pasurive të paluajtshme në Mal të Zi është Oleg Deripaska. I njohur si bosi rus i aluminit, ai është një oligark shumë afër Vladimir Putinit dhe sot është nën sanksione nga SHBA, BE dhe Britania e Madhe, si shtatë oligarkët që mbajnë në këmbë Vladimir Putinin.

Deripaska ka blerë Kepin Platamuni, një nga zonat më elitare të bregdetit dalmat të Malit të Zi,  që ndodhet ndërmjet Budvas e Kotorrit. Kompania e tij Overseas ka ndërtuar një kompleks luksoz në këtë zonë.

Deripaska bleu pjesën më të avancuar të pjesës qendrore të bregdetit malazez, e cila në të kaluarën konsiderohej një territor strategjik ushtarak.

Që nga ajo kohë ai ka ndërtuar dy plazhe të mëdha dhe një duzinë vilash më të vogla me një vlerë që llogaritet tek 50 milionë euro.

Kreu i Kadastrës së Malit të Zi thekson se Deripaska e ka blerë tokën në Kepin Platamunit në vitin 2004, me një çmim qesharak: nëntë euro për metër katror, edhe pse përfaqëson një pjesë të rëndësishme gjeostrategjike të territorit malazez.

Ndërkaq Kryeprokurori i Moskës Denis Popov zotëron prona të rëndësishme të paluajtshme në Mal të Zi. Familja e tij ka ndërtuar komplekse turistike në Kolashin dhe Kotorr, përmes kompanisë “Herceg Novi Monte Biser”.

Bashkëshortja e tij Irina Popova është një nga pronaret e kësaj kompanie. Kjo kompani ka ndërtuar vila luksoze në Kolashin dhe ndërtesa shumëkatëshe në Kotorr.

Popov u emërua prokuror në Moskë në shtator 2019, ka qenë pikërisht ai që ka mbrojtur aktakuzën kundër liderit të opozitës ruse Alexei Navalny.

Ndërkaq, pasaniku i njohur rus, Andrej Malevski është një tjetër zotërues i pronave të paluajtshme dhe është i njohur për një ndërtesë madhështore të quajtur si “Villa Abramovic” në Kruçit në Ulqin, që ndodhet në zonën shkëmbore ndërmjet Plazhit të Madh dhe Plazhit të Vogël.

Rusët e pasur blenë shumicën e apartamenteve në Portomontenegro, një liman i ndërtuar nga Emar Group, i cili po ndërton edhe në Portin e Durrësit.

Në këtë gji miliardash ka sërish dorë Deripaska, së bashku me kanadezin Peter Mank që është edhe partner i tij. Ata gjithashtu blenë prona të shumta në Gjirin e Lushticës po në Tivat, e kanë mjaft apartamente në kompleksin luksoz Dukles në Kepin Zavala- Budva.

Investitori i projektit në Zavala ishte miliarderi rus Sergei Polonsky, i cili më vonë ia shiti biznesin Igor Peljuhnovit, Naum Emiljfarb dhe Igor Chapildin.

Kapitali rus qëndron edhe pas projektit ekskluziv “Smovka Bay”, në Rezheviç, i cili ndodhet në rrethinat e Budvas.

Rusët kanë nisur blerjen e pasurive të paluajtshme para shpalljes së pavarësisë së Malit të Zi në vitin 2006.

Siç bën të ditur titullari i Kadastrës, Rankoviç për ‘Pobjeda’, “ata blenë gjithçka që mundën”.

“Kemi edhe sot klientë rusë që kanë blerë troje në Zhabljak. Ata vijojnë të blejnë sasi të mëdha toke përgjatë bregdetit, madje edhe zona që nuk janë të aksesueshme nga infrastruktura. Askush nuk e di pse”, tha Rankoviç.

Sipas tij, rusët kanë blerë troje me çmime të kripura në fillimet e fushatës, pra para 2006.

“Kanë paguar deri në 10 mijë euro për metra katrorë për zona të mira në bregdetin malazez”, thekson zyrtari i Kadastrës.

E kjo çoi më pas në rritjen e çmimeve, të cilat u kthyen në normalitet, vetëm kur rusën nisën të jetojnë në Mal të Zi.

“Blerësi mesatar rus sot, është midis 40 dhe 60 vjeç dhe kërkon një apartament për të jetuar gjithë vitin në Mal të Zi”, tha Rankoviç.

Edhe pse interesi i rusëve për blerje pronash ka rënë vitet e fundit, siç bën të ditur ‘Pobjeda’, ata janë ende blerësit më të mëdhenj  të pasurive të paluajtshme në Mal të Zi./Përgatiti: Pamfleti

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Kryesore

Rama zhduk votën në PS, emëron nga zyra krerët e rinj të degëve

01/07/2022, 20:01
Bota

Vladimir Putin idhull për serbët, shumica refuzojnë anëtarësimin në BE për të qëndruar krah Moskës

01/07/2022, 18:44
Kryesore

Kosova përfshihet në planet financiare të Korporatës amerikane “Sfidat e Mijëvjeçarit”

01/07/2022, 18:22
Forum

Pse protesta anti-SHBA e Berishës fillon nga 4 deri më 7 korrik?

01/07/2022, 17:46
Kryesore

“7 korriku flluskë sapuni”, Spartak Ngjela: Berisha proteston kundër SHBA, synon destabilizimin e vendit për të shpëtuar lëkurën

01/07/2022, 15:57
Aktualitet

SHBA i dërgon mesazh të fortë Rusisë, Brigada e Katërt e ushtrisë amerikane zbarkon në Shqipëri; Yuri Kim zbardh detajet

01/07/2022, 15:30
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Ndoc Jakova, shkodrani hero që s’duhet harruar 

Ndoc Jakova, shkodrani hero që s’duhet harruar 

Agresioni rus, Ukraina: 165 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i luftës

Agresioni rus, Ukraina: 165 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i luftës

Lajmi i Dites

Rama bën gati ndryshimet në qeveri: presion nga deputetët për kabinet politik

Rama bën gati ndryshimet në qeveri: presion nga deputetët për kabinet politik

01/07/2022, 10:30

Lajmet e fundit

Fjalimi 5-minutësh i Kurtit te ambasada e ShBA-së: Fjala virtyt gjendet 6 mijë herë në arkivat amerikane

01/07/2022, 23:45

Propozimi i ri francez mbështetet nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut

01/07/2022, 23:36

Nga Prishtina gjer në Meksikë

01/07/2022, 23:22

Në Byron Kosovare të Sigurimeve vazhdon anarkia

01/07/2022, 23:14

Meta i premton mbështetje Berishës për protestën, LSI: Më 7 korrik të gjithë në shesh

01/07/2022, 23:04

“Meta thotë se është i pastër si floriri, Berisha pasurinë e ka me djersë”, Ilir Demalia ironizon “ndershmërinë” e pushtetarëve

01/07/2022, 22:52

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In