Prej dy ditësh në zyrat e Aleat në Vlorë nuk ofrohet shërbim për shkak të mungesës së energjisë elektrike.
Qytetarët shprehen se edhe pse kanë paguar për pasaportën e shpejtë, preh dy ditësh askush nuk i jep shpjegim se çfarë do të ndodhë.
Sipas burimeve zyrtare nga OSHEE, një debi e papaguar nga Aleat në vitin 2020, është bërë shkak për prerjen e energjisë elektrike.
Sipas OSHEE-së kjo është rilidhur në mënyrë të paligjshme sërish nga Aleat e për këtë arsye kjo zyrë është gjobitur, e cila rezulton e papaguar deri në këto momente.
Kjo ka sjellë edhe ndërprerjen e energjisë duke lënë qytetarët pa shërbim prej dy ditësh, ndërsa nuk dihet se çfarë do të ndodhë në vijim.