Anti-Mafia20 Dhjetor 2018, 10:52

Skandali/ Pas Drejtorisë së Rrugëve, Artan Shkreli emërohet edhe “tutor”  i Bordit të Aviacionit Civil

Shkruar nga Pamfleti

Skandali/ Pas Drejtorisë së Rrugëve, Artan Shkreli emërohet edhe “tutor”  i Bordit të Aviacionit Civil

Ligji e ndalon qënien kryetar paralelisht në 2 borde, por së pari, ndalon drejtuesin e lartë shtetëror, të jetë kryetar bordi, në sektorët ku ky është titullar urdhërues ekzekutiv, mbasi krijon ndikime në vendim-marrje, ndërkohë që sipas vendimit të kryeministrit, Artan Shkreli, si Kryetar Bordi në Aviacionin Civil dhe në Drejtorinë e Rrugëve, duhet të kontrollojë shefin e tij ministër dhe veten…  zv/ministër të rrugëve e transportit

 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Ndërkohë që kryeministri Rama, po deklaron, se do largojë zyrtarët e qeverisë nga bordet e universiteteve, po vazhdon të mbushë me drejtues shtetërorë, shokë, pjesë e klanit dhe sekserë të tij, bordet e institucioneve dhe shërbimeve publike, ku qarkullojnë miliarda lekë të ardhura, tendera e koncesione, që jepen për oligarkë të politikës e pushtetit.

Sot, ndërsa shpalli Projekt-Paktin, për 8 pikat e studentëve, ku ishte dhe heqja e “bordistëve” të qeverisë, kryeministri ka emëruar Kryetar Bordi të Aviacionit Civil, mikun dhe sekserin tij, Zv/ministrin e Infrastrukturës, Artan Shkreli, vjehrrin e kreut të Forumit Rinor të PD.

“Çudia”, qëndron në faktin se Artan Shkreli, është Kryetar Bordi dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve, ku sipas ligjit, nuk duhet të jetë kryetar, mbasi kjo drejtori është institucion në vartësi të tij dhe vetë Shkreli, është titullar hartues, akordues, urdhërues fondesh e projektesh, emërime aktesh ekzekutive dhe kontrollues.

Ky emërim është skandal i rëndë ligjor, që tregon kapjen e shtetit, mbasi, përveçse nuk duhet të jetë Kryetar Bordi në institucionet që varen prej tij, nuk duhet të jetë as kryetar, parlalisht në dy borde.

Mirëpo, kryeministri që mban fjalime për drejtësi e luftë kundër korrupsionit, nuk pyet as drejtësi e as për ligje, por vetëm për pazare të sigurta e të fshehta brenda klanit të tij, siç veproi Bordi i Drejtorisë së Rrugëve që drejtohet nga Artan Shkreli, me tenderin që i dha Bashkim Ulajt, me firmë fantazmë e letra false./Pamfleti

codramol
smile

Anti-Mafia Artan Shkreli emërohet edhe “tutor”  i Bordit të Aviacionit Civil Pas Drejtorisë së Rrugëve Skandali