Aktualitet 7 Shkurt 2023, 22:30

Skandali/ Publikohet lista e “Aktiv1stit”, punonjësit e gjykatave, prokurorive dhe policisë në “shërbim” të Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Del në sipërfaqe skandali me aplikacionin “Aktiv1sti”. Ky aplikacion është krijuar nga PS, ku e gjithë administrata duhet të raportojë për pëlqime, komente dhe shpërndarje në rrjetet sociale të postimeve të kryeministrit dhe ministrave.

“Pamfleti” ka siguruar raportin e hartuar deri më tani për këtë aplikacion dhe në fakt aty ka emra policësh dhe punonjësish në gjykata e prokurori që janë në shërbim të Ramës. Ata janë kthyer në “share”-ista të qeverisë.

Sipas të dhënave në raport, 130 aktivistë janë oficerë policie. 69 janë punonjës tatimesh; 306 janë punonjës të Doganave; 39 janë punonjës të prokurorisë dhe 27 punonjës gjykatash.

Pak ditë më parë u publikuan në media dhe disa mesazhe, që tregonin se si punonjësit e administratës shantazhohen për shkak se kishin nivel të ulët të shpërndarjeve në rrjetet sociale.

Nëpërmjet një verifikimi në Google Play Store rezultoi se ky aplikacion kishte më shumë se dhjetë mijë shkarkime, ndërkohë në App Store të Apple është e pamundur gjetja e numrit të shkarkimeve, por popullariteti i këtij aplikacioni kap shifra tejet të larta, duke u renditur si rrjeti social i gjashtë më i shkarkuar në Shqipëri. “Pamfleti” po publikon më poshtë të dhënat, por për arsye etike nuk po nxjerrim emrat e aktivistëve.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet aktiv1sti Rama Skandali