
Deputetët e Parlamentit Evropian kanë vendosur pro heqjes së imunitetit të Andrea Koccolin dhe Mark Tarabella, me kërkesë të autoriteteve belge që hetojnë të ashtuquajturën “Qatargate”, një nga skandalet më të mëdha korruptive që tronditi institucionet e BE-së.
Vendimi iu komunikua zyrtarisht dy deputetëve dhe organeve kompetente. Tarabela ishte i pranishëm në seancë dhe deklaroi se do të votonte për heqjen e imunitetit të tij. Ai tha se ishte i lumtur që imuniteti i tij u hoq sepse “do ta lejojë atë të flasë para hetuesve”.
Relatorja për këtë çështje, deputetja nga Franca Manon Aubry nga grupi i majtë, rekomandoi në raportin e saj që t’i hiqet imuniteti Kocolin dhe Tarabella në mënyrë që të vazhdojë hetimi i autoriteteve belge.