Anti-Mafia28 Tetor 2022, 10:10

 Skandali/ Si janë zhdukur 1100 kg. kokainë në ambjentet e Policisë së Shtetit kur ishte Drejtor Ardi Veliu

Shkruar nga Pamfleti
 Skandali/ Si janë zhdukur 1100 kg. kokainë në ambjentet e

 Skandali/ Si janë zhdukur 1100 kg. kokainë në ambjentet e Policisë së Shtetit kur ishte Drejtor Ardi Veliu

A do ta hetojë SPAK këtë skandal? Po Ardi Veliu, si Drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, a do ta hetojë veten për këtë përgjegjësi ligjore?

Një skandal tjetër brenda Policisë së Shtetit…

Bëhet fjalë për 1100 kg. kokainë, të kapur nga policia gjatë 6 viteve të fundit në aksione të përbashkëta me DEA dhe Anti-mafien Italiane, Policinë Gjermane, Spanjolle e Europol, por e zhdukur gjatë periudhës mars 2018- shtator 2021.

Por megjithëse kjo sasi kokaine, ishte e shoqëruar me vendime prokurorie, për t’u mbajtur në ruajtje deri në përfundim të proceseve gjyqësore, ose veprime të tjera të përcaktuara me ligj, mungon sasia 1100 kg., kapur gjatë aksioneve në Tiranë, Lezhë, Durrës, Vlorë, Ebasan, Korçë.

Mund të thuhet se është asgjësuar, por nuk ka raporte e filmime zyrtare konform ligjit, që të vërtetojë se është asgjësuar njëherazi apo pjesë- pjesë, mbasi SPAK dhe prokuroritë e zonave ku është kapur kokaina, nuk kanë informacion e letra zyrtare asgjësimi; ndërsa prej 6 muajsh, policia nuk po paraqet asnjë provë e argument ligjor për të justifikuar të kundërtën.

Kujtojmë, që gjatë periudhës mars 2018- shtator 2021, kur rezulton të jetë zhdukur sasia 1100 kg. kokainë, Drejtor i Policicë së Shtetit ka qenë Ardi Veliu, ndërsa ministra kanë qenë Fatmir Xhafaj , Sandër Lleshaj e Bledar Çuçi në vazhdim.

Rasti e solli, që detyra dhe detyrimi, për të hetuar zhdukjen e 1100 kg. kokainë nga magazinat e policisë, është e Ardi Veliut, Drejtorit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (ish-SHÇBA), që ka funksionin prokurori dhe gjykatë e policisë, që heton, shkarkon e arreston zyrtarë policie.

A do ta hetojë SPAK këtë skandal? Po Ardi Veliu, si Drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, a do ta hetojë veten?/Pamfleti

Anti-Mafia #kur ishte Drejtor Ardi Veliu #Si janë zhdukur 1100 kg. kokainë në ambjentet e Policisë së Shtetit Skandali