Miranda Rira kryetare e bashkisë së Prrenjasit, ka reaguar nëpërmjet një postimi në facebook lidhur me vajzën e vogël të ftuar në emsionin e Roza Latit “Why not?”.
Në emsionin e moderatores Roza Lati vajza kërcen duke bërë twerk. Por pas këtij emisioni reagon Miranda Rira duke thënë se është skandaloze që një vajze e vogël të bëjë twerk kur ndërkohë duhet të ishtë duke luajtur me kukulla.
“Skandaloze! Në vend t’i mësojnë fëmijes të luaj me kukulla apo të lexojë ndonjë libër me përralla, prindërit i mësojnë degradimin në këtë moshë kaq të vogël”, ka shkruar kryetarja e bashkisë së Prrenjasit.