Showbiz 3 Shkurt 2023, 21:10

Skenat në “Big Brother” arrijnë kulmin, Luiz Ejlli urinon LIVE

Shkruar nga Pamfleti
Skenat në “Big Brother” arrijnë kulmin, Luiz Ejlli urinon

Nuk kanë fund skenat degraduese në shtëpinë e “Big Brother”. Teksa fjalori dhe debatet kanë kapur nivele të papranueshme për një reality show, sot ka ndodhur e paimagjinueshmja. Luiz Ejlli, ka kryer nevojat personale gjatë transmetimit.

Ai ishte duke marrë pjesë në “Loja e Rezistencës”, në të cilën banorëve pjesëmarrës do t’i duhet të rrinë të paktën 10 orë pa lëvizur duke mbajtur shtypur një buton gjatë gjithë kohës.

Luizi në tentativë për të mos u eliminuar, ka kryer urinën i mbuluar me batanije, ndërsa shumë banorë kanë kërkuar që të vihet muzikë të mos e dëgjojnë.

Më pas, Luizi u skualifikua nga loja, thuajse pas gjashtë orësh. Sapo drita e tij u fik, Olta ishte e para që i tha të linte lojën, pasi ajo e konstatoi poçin e fikur, sepse ndryshoi ngjyrë.

Reality Show