Sport17 Shtator 2018, 21:41

Skënderbeu me hap kampioni, ngre flamurin në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti
Skënderbeu me hap kampioni, ngre flamurin në Vlorë

Skënderbeu merr 3 pikë në Vlorë, por dhe vendin e parë, tani i vetëm. Skuadra triumfoi 0-2 ndaj kuqezinjve të Ilir Dajës, të cilët pësojnë humbjen e parë këtë edicion në javën e katërt. Vendosin golat e Blerim Krasniqit dhe Oto Xhon, të cilët festuan golat e tyre të parë me fanellën e “ujqërve të dëborës”.

Krasniqi ishte në diskutim para ndeshjes, megjithatë arriti që të ishte gati dhe i dha avantazhin skuadrës së tij, më pas pikërisht lojtari që u aktivizua në vendin e tij shënoi dhe golin e sigurisë.

Menjëherë zëvendësim për sulmuesin, por edhe ai që i zuri vendin bëri po aq mirë. Pak minuta në fushë për Oto Xhon, i cili në rastin e parë që ju krijua arriti që të gjente rrugine  rrjetës. Një tjetër lajm i mirë për Shehin mund të jetë fakti që sulmuesit e tij më në fund u zhbllokuan.

Sport Flamurtari Skënderbeu