Kronike19 Gusht 2019, 15:54

“Skifterat” shqiptarë bënë namin në Itali, vodhën 60 mijë euro, arrestohen grupi i dibranëve

Shkruar nga Pamfleti
“Skifterat” shqiptarë bënë namin në Itali,

Kapen në Peshkopi nga Policia e Dibrës dy shtetas dhe në të njëjtën kohë kapet në Itali, nga Policia Italiane edhe pjesëtarja e tretë e grupit, një shtetase nga Dibra.

Te arrestuarit, në maj te ketij viti në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur nëpërmjet përdorimit të armëve në banesën e shtetasit italian A.L., një sasi bizhuterish dhe shumën 60.000 euro, që ndodheshin në kasafortën e këtij shtetasi dhe më pas janë laguar nga vendi i ngjarjes me një automjet të vjedhur.arrestim

Policia njofton se në kuadër të operacionit të përbashkët policor të koduar “Korabi”, zhvilluar ndërmjet Policisë Shqiptare dhe asaj Italiane, si rezultat i shkëmbimit të shpejtë të informacioneve të Departamentit të Policisë Kriminale, Interpol Tirana me Zyrën Ndërlidhëse të Oficerëve Italianë në vendin tonë dhe Divizionit të 3-të të Interpol Roma, nga Policia e Dibrës, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve në kërkim ndërkombëtar:

B. GJ., 38 vjeç, dhe Q.A.(M), 32 vjeç, lindur dhe banues në Dibër.

Gjithashtu, në Fiano Romano/Itali, u bë arrestimi i shtetases shqiptare H.R., 49 vjeçe, lindur dhe banuese në Dibër.

Kronike