Politike24 Nëntor 2022, 18:32

“Skizofren, idiot”/ Vasili flet pas përjashtimit nga Kuvendi: U provokova dhe nuk pendohem, parlament maskarenjsh!

Shkruar nga Pamfleti
“Skizofren, idiot”/ Vasili flet pas përjashtimit nga Kuvendi: U

“Skizofren, idiot”/ Vasili flet pas përjashtimit nga Kuvendi: U provokova dhe nuk pendohem, parlament maskarenjsh!

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili është përjashtuar 5 ditë nga Kuvendi për sjellje jo parlamentare drejtuar Taulant Ballës. Përmes një prononcimi për mediet pas përjashtimit, Vasili tha se nuk është penduar për gjuhën që ka përdorur, pasi është provokuar.

Sipas deputetit, është e habitshme që të ndërpritet fjala e lirë në parlament. Vasili e konsideroi legjislativin në pronë të qeverisë për standardin dhe fjalorin që përdor. 

Nuk e kam kuptuar, por është plotësisht e qartë dhe e shpjegueshme sepse standardi i këtij parlamenti maskarenjsh është që lejon vetëm që të hapet gropa septike e Edi Ramës që lëshon vetëm pisllëk të pafund, qoftë në pikëpamje etike, qoftë në pikëpamje morale dhe politike, por në mënyrë të veçantë etike. Kemi dëgjuar pislliqe nga të gjitha anët, nuk i intereson kjo se këta parlamentin e kanë pronë të tyre kanë merak vetëm e vetëm të pengojnë fjalën e lirë për t’a thënë. është nervozizëm shumë i madh, siklet shumë i madh pasi janë kapur me presh në dorë për një vjedhje të pabesueshme, sa i takon dimesioneve. Absolutisht mund të quhet vjedhje e shekullit, për Shqipërinë e vogël. Vjedhje në një dorë mbi 5 miliardë euro siç është afera Portit të Durrësit, tashmë e bërë fije fije falë edhe kontributin që ka bërë media” – u shpreh Vasili për Euronews Albania.

Vlen të theksohet se, në seancën plenare pati përplasje të forta mes Vasilit dhe kreut të grupit të PS-së, Taulant Balla, të cilin e ofendoi me fjalët “skizofren” dhe “idiot”.

Politike Taulant Balla vasili