Sport20 Korrik 2022, 17:49

Skuadra e Serisë A nuk dorëzohet, ‘shënjestron’ futbollistin e Kombëtares shqiptare

Shkruar nga Pamfleti
Skuadra e Serisë A nuk dorëzohet, ‘shënjestron’

Skuadra e Serisë A nuk dorëzohet, ‘shënjestron’ futbollistin e Kombëtares shqiptare

Fiorentina nuk është dorëzuar sa i përket objektivit, Nedim Bajrami.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, klubi vjollcë është hedhur sërish në sulm për të fituar shërbimet e fantazistit të Kombëtares shqiptare.

23-vjeçari zhvilloi një sezon mbresëlënës me fanelën e Empolit, teksa ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave, me Fiorentinën në krye.

Në sezonin e kaluar, Nedim Bajrami u aktivizua gjithsej në 35 ndeshje duke shënuar 6 gola dhe duke dhuruar gjithashtu 6 asiste për shokët e skuadrës.

Sport Fiorentina futbollisti i kombëtares shqiptare Nedim Bajrami