Sport26 Shtator 2018, 18:06

S’mjaftojnë hallet, Milani merr një tjetër goditje të madhe

Shkruar nga Pamfleti
S’mjaftojnë hallet, Milani merr një tjetër goditje të

Edhe kjo duhej! Milani do të privohet nga sulmuesi kryesor Gonzalo Higuain. “Pipita” nuk do të luajë në ndeshjen kundër Empolit. Një sfidë që duhet fituar patjetër për “djallin”, pasi stoli i trajneri Genaro Gattuso mbetet në diskutim. 

Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes, Gatuzo theksoi se “Pipita” kishte probleme muskulore dhe mund të mos ishte në dispozicion, por tashmë është zyrtare: Higuain do të mungojë për të parën herë këtë sezon.

Kujtojmë që Milani ka 5 pikë në 4 ndeshje. Një nisje kaq e keqe nuk ndodhte prej pesë vitesh.

Sport Genaro Gattuso Milani