Politike 4 Tetor 2022, 09:15

Socialistët në ethe për zgjedhjet lokale, Rama mbledh kryebashkiakët në Durrës

Shkruar nga Pamfleti
Socialistët në ethe për zgjedhjet lokale, Rama mbledh

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë më 7 dhe 8 tetor në qytetin e Durrësit kryetarët e bashkive.

Ky është takimi i dytë që kryeministri do të zhvillojë me kryebashkiakët socialist, pas atij të Pogradecit në korrik.

Mësohet se në këto dy ditë takimi fokusi do të jetë tek analiza e investimeve të kryera nga secili prej kryebashkiakëve dhe investimeve të tjera që pritet të fillojnë.

Po ashtu, në këtë mbledhje 2 ditore do të bëhet edhe një analizë politike pas zgjedhjes së 61 kryetarëve të degëve të kësaj force politike.

Në këtë analizë do të përfshihet angazhimi që secili prej kryebashkiakëve socialist merr në zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm.

Në këtë takim do të jenë edhe drejtuesit politik të qarqeve të PS.

Politike Durrës Rama takim me kryebashkiakët