Aktualitet 9 Korrik 2022, 18:15

· Shkupi

Shkruar nga Pamfleti
· Shkupi

Shkup, 9 korrik  – Ministria bullgare e Punëve të jashtme dje i dërgoi ftesë ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani për mbajtje të takimit vjetor të Komisionit të përzier ndërqeveritar, sipas nenit 12 të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim.

Siç kumtoi sot MPJ bullgare, takimi do të mund të mbahej më 9, 10 apo 11 korrik në Bansko.

Në takim, sipas kumtesës së MPJ-së bullgare, duhet të shqyrtohet përmbushja e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë në periudhën e kaluar, dhe të ndërmerren masa për përmirësim të bashkëpunimit të dyfishtë në të gjithë sektorët.

Shkupi