Aktualitet15 Gusht 2022, 21:14

· Shkupi

Shkruar nga Pamfleti
· Shkupi

Shkup, 15 gusht – Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë përmes një komunikate e inkurajon Komisionin e përbashkët për çështje historike dhe arsimore që të vazhdojë më intensivisht me përpjekjet e tij për të përfunduar punën e tij për të gjitha periudhat e historisë së përbashkët në përputhje me nenin 8 paragrafi 2 nga Marrëveshja për miqësi dhe fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim.

Në përputhje me marrëveshjet nga Protokolli sipas nenit 12 të Marrëveshjes për miqësinë, fqinjësinë e mirë dhe bashkëpunimin, nënshkruar më 17 korrik 2022, Ministria e Punëve të Jashtme publikoi në faqen e saj zyrtare Procesverbalin e mbledhjes së parë të Komisionit ndërqeveritar nga neni 12, i mbajtur më 10 qershor të vitit 2019.

Në komunikatën e MPJ-së bullgare, thuhet se me Protokollin e nënshkruar në vitin 2019, Qeveritë e Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë pranuar propozimet e Komisionit të përbashkët ekspert multidisiplinar për çështje historike dhe arsimore për përkujtimin e përbashkët nga figurat e mëposhtme nga historia e përbashkët e dy vendeve: Shën Cirili dhe Metodi, Shën Klementi, Shën Naumi dhe Car Samueli, si dhe parime të përgjithshme dhe shënime për përmbajtjen e teksteve shkollore për klasën e V-të në Republikën e Bullgarisë dhe klasën e VI-të në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Parahistoria dhe historia antike).

Në Protokollin e nenit nga 12 korriku i vitit 2022, shkruan Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, ushtë rënë dakord që brenda një muaji të dyja palët të publikojnë zyrtarisht të gjitha rezultatet dhe rekomandimet e punës së Komisionit të përbashkët për çështjet historike dhe arsimore. 

Shkupi