Sport13 Janar 2023, 19:32

Sokol Cikalleshi bën bis, vjen goli i radhës në kampionatin e Arabisë Saudite (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Sokol Cikalleshi bën bis, vjen goli i radhës në kampionatin e

Sokol Cikalleshi bën bis, vjen goli i radhës në kampionatin e Arabisë Saudite (Video)

Sokol Cikalleshi vazhdon të tregojë një superformë në kampionatin e Arabisë Saudite ku u transferua pak kohë më parë. Pas asistit në fitoren 1-0 të javës së kaluar për skuadrën e Al Khalej ndaj Al Taeuon, ka ardhur edhe goli sot në suksesin 3-2 ndaj Al Uehda.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare i dha avantazhin 1-0 ekipit të tij pas një kundërsulmi të shpejtë, teksa shmangu mbrojtësit dhe dërgoi topin në rrjetë, duke nxjerrë jashtë loje edhe portierin kundërshtar. Ky ishte goli i dytë i tij në kampionatin e Arabisë Saudite, në 12 ndeshje të luajtura me skuadrën e Al Khalej.

Kjo e fundit e nisi keq kampionatin, por falë dy fitoreve të fundit me protagonist sulmuesin shqiptar, tashmë ka mundësinë që t’i largohet vendit të 14, i cili për momentin e mban në zonën e ftohtë të klasifikimit.

⚽️ ?? ??????? break the deadlock in Dammam.

? Sokol Cikalleshi with the goal!#RoshnSaudiLeague | @Khaleejclub | @alwehdaclub1 pic.twitter.com/SIm4kEWKxk

— Roshn Saudi League (@SPL_EN) January 13, 2023

Sport kampionati arab Sokol Cikalleshi sulmuesi i kombëtares shqiptare