
Sokol Cikalleshi shënon golin e jetës, sulmuesi kuqezi bëhet baba për herë të dytë (Foto)
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, është bërë sërish baba.
Lajmin e ka bërë me dije vetë sulmuesi, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale, njofton ardhjen në jetë të djalit të tij, Lion.
“Mirë se erdhe djali im Lion. Qofsh i shëndetshëm dhe i hairit”, ishin fjalët e përdorura nga Cikalleshi për t’i uruar mirëseardhjen djalit të tij.
Sa i takon anës profesionale, Cikalleshi vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme e kombëtares shqiptare dhe aktivizohet në Turqi me skuadrën e Koniasporit.